Postuar më: 21/10/2016

Njoftim për shtyp 21/10/2016

Agjencia e Trajtimit të Pronës njofton se, më datë 21.10.2016, ka përfunduar procesi i shqyrtimit të disa kërkesave të pronarëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale

 dhe që deri më tani përfitojnë kompensimin/shpërblimin e saj deri në masën 70% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave.

Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarjes së fondit të kompensimit është bazuar në ligjin nr.9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, dhe në vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave, në të cilët është përcaktuar masa e shpërblimit për secilin pronar.

Në përfundim të këtij procesi, për 54 (pesëdhjetë e katër) kërkesa të depozituara në Agjencinë e Trajtimit të Pronës është shpërndarë kësti i parë, i dytë, i tretë, i katërt dhe i pestë (në total 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse) dhe për 2 (dy) kërkesa të depozituara në Agjencinë e Trajtimit të Pronës është shpërndarë kësti i katërt dhe i pestë (në total 23% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse), në shumën e përgjithshme prej 90 539 488,56 (nëntëdhjetë milionë e pesëqind e tridhjetë e nëntë mijë e katërqind e tetëdhjetë e tetë presje pesëdhjetë e gjashtë) lekë.

Të dhënat në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi gjeneralitetet e subjekteve përfitues jepen në listën që shoqëron këtë njoftim. <Lista Aluizni 21-10-2016>

Agjencia e Trajtimit të Pronës njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre bankare në ditët në vazhdim.

 

Drejtor i Përgjithshëm

Sonila QATO

© Agjencia e Trajtimit të Pronave 2022 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.