Njoftim për shtyp 24/03/2016

Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton se, më datë, 24.03.2016 ka përfunduar procesi i shqyrtimit të kërkesave të pronarëve,

pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale dhe që përfitojnë kompensimin /shpërblimin e saj në masën 70% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave.
Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarjes së fondit të kompensimit është bazuar në ligjin nr.9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar, ligjin nr.10239, datë 25.02.2010 “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, dhe në vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave, në të cilët është përcaktuar masa e shpërblimit për secilin pronar.

Në përfundim të këtij procesi, për 50 (pesëdhjetë) kërkesa të depozituara në Agjencinë e Trajtimit të Pronave është shpërndarë kësti i parë, i dytë, i tretë, i katërt dhe i pestë (në total 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse) dhe për 12 (dymbëdhjetë) kërkesa të depozituara në Agjencinë e Trajtimit të Pronës është shpërndarë kësti i katërt dhe i pestë (në total 23% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse), në shumën e përgjithshme prej 149 481 675,24 (njëqind e dyzet e nëntë milionë e katërqind e tetëdhjetë e një mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e pesë presje njëzet e katër) lekë.

Të dhënat në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi gjeneralitetet e subjekteve përfitues jepen në listën që shoqëron këtë njoftim për shtyp.  Lista ALUIZNI 25-03-2016
Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre bankare në ditët në vazhdim.

 

Drejtor i Përgjithshëm

Sonila QATO