Njoftim për shtyp 30/04/2015

Në mbështetje dhe në zbatim të VKM Nr.383, datë 19.05.2010 “Për percaktimin e procedurave të shperndarjes së fondit të kompensimit në vlere për pronaret e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njofton:

 Fillimin e procesit të pranimit të kërkesave për shpërndarjen e kësteve për kompensimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale, emrat e të cilëve janë miratuar me VKM Nr.258, datë 25.03.2015 “Për shpërblimin e pronarëve mbi siperfaget takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”. Procesi i pranimit të kerkesave të perfituesve nga ky fond do të filloje më datë 04.05.2015 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar apo limituar në afat.

Me këtë rast AKKP fton të gjithe subjektet e interesuara, emrat e të cilëve janë miratuar me VKM Nr.258, datë 25.03.2015 “Për shpërblimin e pronarëve mbi sipërfaget takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, të paraqiten pranë zyrave tona për dorëzimin e kërkesës për kompensim nga fondi i ALUIZNI-t.
AKKP ka ngritur grupin e punës i cili do të kryejë pranimin dhe regjistrimin e kerkesave të subjekteve të interesuara. Të gjithe subjektet e interesuara mund të paraqiten në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, me adresë Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 54, Tiranë, pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, çdo ditë nga e hëna në të premte, ora 09:00 — 12:00.
Të dhënat e subjekteve perfitues janë të evidentuara në listën që i bashkëlidhet VKM Nr.258, datë 25.03.2015 “Për shpërblimin e pronarëve mbi siperfaget takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, ku përcaktohet shpërblimi i pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale të miratuara deri më tani.
Aplikuesit kanë detyrimin të paguajne tarifën e shërbimit në vlerën prej 2 000 (dymijë) lekë dhe gjithashtu të hapin në emër dhe për llogari të tyre, një llogari bankare në njërën nga bankat e nivelit të dytë.
Subjekti apo përfaqësuesi i tij me prokure duhet të paraqesë pranë AKKP-së Tiranë dokumentacionin e mëposhtëm:

1. Kërkesën tip që i vihet në dispozicion nga grupi i punës pranë AKKP-së, të plotësuar sipas rubrikave;
2. Dëshminë e trashëgimisë për të gjithe trashëgimtaret e ligjshëm të subjektit perfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil. Për dëshmitë e trashëgimive të lëshuara nga gjykata për testamentin e bërë me akt noterial të sillet çertifikatë familjare e personit për të cilin është lëshuar kjo deshmi (në rast se subjekti përfitues ka vdekur);
3. Prokurën e posaçme, të nënshlu-uar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. Në rastet kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, secili bashkepronar apo një pjesë e tyre, paraqesin kerkesë individuale apo të përbashket, për pjesën takuese në pronën që kompensohet. Në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronare apo të një pjese të tyre, për çdo aplikim të kryer, paguhet tarifë sherbimi në vlerën 2 000 (dymijë) lekë, pavaresisht se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshme;
4. Vërtetimin origjinal të lëshuar nga një bankë e nivelit të dyte për hapjen e llogarisë bankare dhe IBAN-in përkates;
5. Fotokopjen e dokumentit të identifikimit;
6. certifikatën familjare të kërkuesit/aplikuesit;
7. Mandat pagesën për shumën 2 000 (dymijë) lekë për çdo aplikim të veçantë.

Subjektet përfituese, kërkesa e të cileve nuk është pranuar për mungesë dokumentacioni gjate procedurave të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojne. Këto subjekte nuk paguajnë tarifë shërbimi, nëse provojnë pagimin e saj gjate aplikimit të mëparshëm.

 

Drejtor i Përgjithshëm

Sonila QATO