Njoftim Për Shtyp 30/05/2013

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njofton se më datë 30/05/ 2013, ka përfunduar procesi i
 shqyrtimit të kërkesave të pronarëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale dhe që
 përfitojnë kompensimin apo shpërblimin e saj me këstin e parë, të dytë dhe të tretë, në masën prej 47% të
 shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave

 Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarjes së fondit të kompensimit është bazuar në ligjin
nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” të ndryshuar,
ligjin nr. 10239, datë 25.02.2010 “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”, në vendimin e
Këshillit të Ministrave nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të
kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet
informale”, të ndryshuar, dhe në vendimet përkatës të Këshillit të Ministrave, në të cilët është përcaktuar
masa e shpërblimit për secilin pronar.
Në përfundim të këtij procesi, kësti i parë, i dytë dhe i tretë është shpërndarë për 6 (gjashtë) kërkesa
(47%), të depozituara në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në shumën e përgjithshme
prej 45 789 770,96 (dyzetë e pesë milion e shtatëqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e shtatëqind e
shtatëdhjetë pikë nëntëdhjetë e gjashtë) lekë. Të dhëna në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi
gjeneralitetet e subjekteve përfitues jepen në listën që shoqëron këtë njoftim për shtyp.
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njofiton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për
secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre bankare në ditët e para të javës në vazhdim.

Drejtor i Pergjithshem

                                                                                 Avenir PEKA

Shkarko file-in e bashkëngjitur: Lista_Aluizni