Ju bëjmë me dije se Agjencia e Trajtimit të Pronave do te jetë e hapur edhe në datë 21 dhe 22 maj 2016 (ditën e shtunë dhe të dielë) nga ora 08:00 -16:00 .
Meqenëse data 23 maj 2016 është afati i fundit për të aplikuar për njohje të pronësisë lutemi që VETEM ata qytetare të cilët nuk kanë aplikuar asnjëherë për njohje pronësie dhe e paraqesin ketë kërkesë për herë të parë të paraqiten pranë Agjencisë.