NJOFTIM
Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton të gjithë subjektet e shpronësuara, (trashëgimtarët e tyre ligjorë, ) që figurojnë në listën bashkëlidhur, të paraqesin kërkesat e tyre për ekzekutimin e vlerësimeve financiare të vendimeve në formën e kompensimit 100% financiar.
Këshilli i Ministrave me Vendimin nr. 313, datë 24.05.2023, për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 223, datë 23.3.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar, në pikën 16/7, gërma “a” të këtij vendimi, ka përcaktuar se:
- a) Vendimet përfundimtare, që janë vlerësuar nga organi administrativ apo gjyqësor, me vlerë financiare deri 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë, mund të kompensohen financiarisht në masën 100 (njëqind) % të vlerës së tyre financiare, nëse kërkuesi ka paraqitur kërkesën për t’u kompensuar nëpërmjet kësaj forme si dhe, kur është rasti, kërkuesi heq dorë nga forma e kompensimit fizik,
Sqarojmë se aplikimi kryhet nëpërmjet portalit “e-Albania”, nga subjekti i shpronësuar (trashëgimtarët e tij ligjorë) apo përfaqësuesi i tij ligjor, pasi të jetë plotësuar dokumentacioni, i pasqyruar në seksionin C të formularit të aplikimit, bashkëlidhur.
DREJTORI I PËRGJITHSHËM
Geraldo DURDAJ