PËR SHPËRNDARJE FONDI FINANCIAR PËR KOMPENSIMIN E PRONAVE ME KËRKESË TË VEÇANTË

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se, më datë 22/02/2024, ka përfunduar procesin e shqyrtimit administrativ të disa aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, të paraqitura nga subjektet e interesuar, të cilët diponojnë vendime përfundimtare që u kanë njohur të drejtën e kompensimit të pronës.

Procesi i shqyrtimit administrativ të këtyre kërkesave/aplikimeve dhe i shpërndarjes së fondit financiar të kompensimit që ato përfitojnë, bazohet në nenin 17, pika 2, të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” të ndryshuar,  në Kreun IV të VKM nr.223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar, si dhe në VKM nr. 221, datë 23.03.2016 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronës”.

Aktualisht ka përfunduar shqyrtimi administrativ i 3 (tre) aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, nga të cilat:

 

  • Për të 3 (tre) aplikimet ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave/aplikimeve, pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në nenin 17, pika 2, të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar, në Kreun IV të VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.

 

Fondi financiar, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të 3 (tre) aplikimet sipas kërkesave të tyre, është në vlerën 71,135, 867.60 (shtatëdhjetë e një milion e njëqind e tridhjetë e pesë mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e shtatë pikë gjashtëdhjetë) lekë, nga të cilat 14,227,173.52 (katërmbëdhjetë milion e dyqind e njëzet e shtatë mijë e njëqind e shtatëdhjetë e tre pikë pesëdhjetë e dy) lekë do të lëvrohen menjëherë si këst i parë, ndërsa pjesa tjetër do të lëvrohet me këste çdo fillim viti buxhetor, bazuar në mënyrën e përfitimit të kompensimit për të cilën ka aplikuar subjekti.

 

Njëkohësisht bëjmë me dije se, nga përfundimi i trajtimit të këtyre 3 (tre) aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, Buxhetit të Shtetit i kursehet në total një fond në vlerën 136,906,820.40 (njëqind e tridhjetë e gjashtë milion e nëntëqind e gjashtë mijë e tetëqind e njëzet pike dyzet) lekë.

Të dhënat në lidhje me vendimet e subjekteve të shpronësuara që përfitojnë  dhe përfaqësuesit me prokurë të tyre, jepen në listat bashkëlidhur këtij njoftimi.

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se kësti përkatës për secilin përfitues do të jetë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

 

    DREJTOR I PËRGJITHSHËM

 

Geraldo DURDAJ

 

LISTA 2024- KERKESE E VECANTE

Njoftim për Kompensim me kërkesë të veçantë