Përurohet regjistri elektronik i kthimit dhe kompensimit të pronave

Agjencia e Kthimit dhe Kompesimit te Pronave (AKKP), në muajin Nëntor të vitit 2013 ka nisur realizimin e Regjistrit Themeltar të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, nga viti 1993 deri më sot.

Kjo agjenci për krijimin e këtij regjistri themeltar u orjentua drejt një kalendari pune të qartë për identifikimin dhe regjistrimin e të gjitha dosjeve në institucion, qoftë atyre “të humbura”, “të mbyllura nëpër sirtarë” apo të lëna prej 8 vitesh pa shqyrtim në arkivën e institucionit.

I pranishëm në ceremoninë e prezantimit të këtij regjistri, Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço theksoi se qeveria shqiptare, menjëherë pas mandatimit të saj, ka treguar vullnet të plotë për zgjidhjen e tyre, sepse ajo është e vetëdijshme se ky proces do të ketë  një impakt pozitiv ndaj qytetarëve, duke i garantuar dhe siguruar atyre të drejtat pronësore.

Më poshtë fjala e Ministrit të Drejtësisë, z. Nasip Naço në përurimin e regjistrit elektronik mbi evidentimin e vendimmarrjes së AKKP-së

Sot bëjmë realitet një nga premtimet tona!.

Në takimin që zhvilluam në këto ambiente, disa muaj më parë, premtuam krijimin e një data-base të unifikuar të të gjitha dosjeve dhe vendimeve, që gjenden në arkivën e AKKP-së.

Të gjithë ju, përfaqësues të medias, ishit dëshmitarë të situatës së tmerrshme, në të cilën ndodheshin ambjentet e kësaj arkive, ku mbizotëronte era e rëndë e mykut dhe ku të drejtat e pronarëve shqitarë qëndronin për vite të tëra brenda dosjeve të pashqyrtuara e të mbuluara nga pluhuri i harresës.

Problematika e mbivendosjeve së pronave, kishte krijuar një situatë problematike, përsa kohë që pretenduesit e së njëjtës pasuri endeshin në procese gjyqësore ndër vite.

Kjo situatë ishte krijuar për shkak të keqfunksionimit të institucioneve, që prodhojnë dhe regjistrojnë tituj pronësie.

Nisur nga problematika e konstatuar, e evidentuar nga verifikimet paraprake, solli nevojën e domosdoshme për regjistrimin dhe dixhitalizimin e të gjithë vendimmarrjes së AKKP-së ndër vite, në mënyrë të plotë dhe në të gjithë territorin e vendit.

Qeveria shqiptare, menjëherë pas mandatimit të saj, ka treguar vullnet të plotë për zgjidhjen e tyre, sepse ajo është e vetëdijshme se ky proces do të ketë  një impakt pozitiv ndaj qytetarëve, duke i garantuar dhe siguruar atyre të drejtat pronësore.

Më lejoni t’ju sjellë në vëmendjen tuaj se, si pjesë e reformës në ligjin e pronave, por edhe si pjesë e luftës kundër korrupsionit dhe realizimit te transparences për publikun e gjere, ishte dhe projekti që po lançohet sot, për të cilën gjej rastin të falënderoj padyshim dhe Drejtoreshën e këtij institucioni për përçimin e ideve në realizimin e tij.

Për këtë, për herë të parë në aktivitetin 21 vjeçar të kthimit dhe kompensimit të pronave, Qeveria morri përsipër evidentimin e të gjitha vendimeve të dhëna, qysh nga Komisionet e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, të organizuara nëpër Bashki, sipas organizimit të vjetër e ndër vite, deri te vendimarrjet e kohëve të fundit të AKKP-së.

Falë projektit të iniciuar në muajin Nëntor 2013, ky proces u mbyll përmes regjistrimit në një data-bazë të unifikuar, të të gjitha dosjeve dhe vendimeve, që gjenden në arkivën e AKKP-së.

Risitë pozitive të hartimit dhe më pas të implementimit të këtij regjistri janë:

  1. Përfundimi me sukses i ketij procesi do te parashtrojë përpara gjithë qytetarëve të interesuar  seriozitetin e Qeverisë për kurorëzimin me sukses dhe brenda një afati të shkurtër të procesit shumë të zgjatur të kthimit të pronave në Shqipëri. Data-baza e krijuar nga ana e AKKP regjistron të dhëna bazë për 42.979 (dyzet e dy mijë  e nëntëqind e shtatëdhjetë e nëntë) vendime.
  2. Përmes këtij rregjistri Inspektorët e AKKP do të shyrtojnë në tërësi problematikat e dosjeve ende në proces shyrtimi, duke u shkëputur njëherë e përgjithmonë nga shqyrtimi kaotik dhe i veçuar i dosjeve për kthim apo kompensim.
  3. Rregjistri i hap rrugën krijimit të listës kronologjike të vendimarrjeve për kompensim, që nga viti 93 deri më sot – një detyrim ligjor, ky i përcaktuar nga kuadri ligjor në fuqi dhe i parealizuar asnjëherë deri më sot.
  4. Rregjistri i hap rrugën krijimit të listës kronologjike të vendimmarrjeve për kompensim që nga viti 93 deri më sot – nje detyrim ligjor ky i përcaktuar nga kuadri ligjor në fuqi, por i parealizuar asnjëherë deri më sot.
  5. Ky rregjister do të pasohet nga faza e dytë dhe shumë e rëndesishme e llogaritjes së faturës së kompensimit. Ky është detyrim që Sheti Shqiptar e ka marrë përsipër edhe në Planin e veprimit të miratuar në Qeveri si dhe të paraqitur pranë Këshillit të Evropës.
  6. Publikimi në faqen zyrtare web të AKKP do të rrisë transparencën në raport me të gjithë ata qytetarë – trashegimtarë ligjorë të subjekteve të shpronësuar, të cilët nuk kanë arritur dot të përfitojnë nga fondi i kompensimit financiar, pikërisht për shkak të mos ekzistencës së kësaj liste.

Më lejoni të përshëndes edhe njëherë të gjithë punonjësit e AKKP-së dhe drejtuesen e këtij institucioni për punën e pakursyer të deritanishme, për t’i dhënë jetë këtij procesi kaq të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë.