Urdhër Nr.113 30/04/2015

“Për publikimin e listës së subjekteve të shpronësuar, që përfitojnë nga kompensimi në të holla për vitin 2014”

Në mbështetje të ligjit nr. 9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës’”, të ndryshuar,
të pikës 11 të VKM-së nr. 256, datë 13.04.2010 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të
Agjencisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, të VKM-së nr.889, dt. 17.12.2014 “Për përcaktimin e
rregullave dhe të kritereve për shpërndarjen e fondit të kompensimit, pronarëve, në të holla për vitin
2014”, pas përfundimit të procesit të shqyrtimit të kërkesave të subjekteve të shpronësuar, që kanë
aplikuar pranë AKKP-së për përfitim nga fondi i kompensimit për vitin 2014:

URDHËROJ:

1. Publikimin e listës së subjekteve të shpronësuar, që pas përfundimit të procesit të shqyrtimit të
kërkesave të tyre përfitojnë nga fondi i kompensimit në të holla për vitin 2014.
2. Këtij urdhëri i bashkëlidhet lista e subjekteve përfitues me të dhënat përkatëse për subjektin e
shpronësuar dhe përfaqësuesin me prokurë, numrin dhe datën e vendimit me të cilin ka aplikuar dhe
numrin e dosjes.
3. Ngarkohet Sektori i Marrëdhënieve me Publikun, Zyra e Teknologjisë dhe Informacionit dhe Sektori
i Kompensimit Financiar dhe Fizik për zbatimin e këtij urdhëri.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

 

Drejtor i Përgjithshëm

Sonila QATO

Shkarko file-in e bashkëngjitur: Lista_e_subjekteve_perfitues_nga_kompensimi_viti_2014_opt