PËR SHPALLJEN E KËRKESAVE TË CILAT NUK PËRFITOJNE KOMPENSIM PËR SHKAK TË PAMJAFTUESHMËRISË SË FONDIT
Në mbështetje të ligjit nr. 9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar,
të pikës 11 të VKM-së nr. 256, datë 13.04.2010 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të
Agjencisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, të VKM-së 889, dt. 17.12.2014 “Për përcaktimin e
rregullave dhe të kritereve për shpërndarjen e fondit të kompensimit, pronarëve, në të holla për vitin
2014”:
URDHËROJ:
1. Shpalljen e kërkesave të cilat nuk përfitojnë kompensim për shkak të pamjaftueshmërisë së fondit,
pas përfundimit të procedurave ligjore të verifikimit dhe hetimit administrativ në përputhje me ligjin
nr.9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar dhe VKM-së 889,
dt. 17.12.2014 “Për përcaktimin e rregullave dhe të kritereve për shpërndarjen e fondit të
kompensimit, pronarëve, në të holla për vitin 2014”, për subjektet e shpronësuar, sipas rendit
kronologjik të vendimit për njohjen dhe kompensimin e pronës, me të cilin kanë aplikuar.
2. Vendimi i fundit në rradhë kronologjike i cili përfiton kompensim nga fondi i vitit 2014 është
vendimi menr.1081 datë 30.12.1994.
3. Këtij urdhëri i bashkëlidhet lista e subjekteve jopërfitues me të dhënat përkatëse për subjektin e
shpronësuar, numrin e aplikimit si dhe numrin e vendimit.
4. Ngarkohet Sektori i Vlerësimit dhe Shpëmdarjes së Kompensimit dhe Sektori i Mardhënieve
Publikun për zbatimin e këtij urdhëri.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
Drejtor i Përgjithshëm
Sonila QATO
Shkarko file-in e bashkëngjitur: Lista_pamjaftueshmeri_fondi