Urdhër Nr.145 06/07/2015

Për publikimin e listes së pronareve, prona e të cilëve preket nga ndërtimet informale, që përfitojnë kompensim

Në mbeshtetje të Ligjit 9235, datë 29.07.2004, “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës”, të ndryshuar, të pikës 11, të VKM nr.256, datë 13.04.2010 “Për mënyren e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave” dhe të pikës 9, paragrafi b, të VKM-së nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shperndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, pas miratimit të 21 (njëzet e një) kërkesave të subjekteve, me objekt kompensimin apo shpërblimin e pasurive, pronë private, që preken nga ndërtimet informale,

Urdhëroj :

Publikimin e listes për 21 (njëzet e një) kërkesa, të cilat përfitojnë nga kësti i parë, i dytë, i tretë dhe
i katert i përcaktuar për kompensimin në të holla prej 57% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse, të pronave që preken nga ndërtimet informale. Lista eshtë pjesë përbërëse dhe i bashkëlidhet këtij urdheri.

Ky urdher hyn në fuqi menjëherë.

Drejtor i Përgjithshëm

Sonila QATO

Shkarko file-in e bashkëngjitur: Lista_Aluizni_06-07-2015