Për publikimin e listës së subjekteve të shpronësuar, që përfitojnë nga kompensimi
në të holla për vitin 2012
Në mbështetje të ligjit nr. 9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar.
të pikës I I të VKM-së nr. 256, datë 13.04.2010 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të
Agjencisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, të VKM-së nr.768, dt. 07.11.2012 “Për përcaktimim
e rregullave dhe të kritereve për shpërndarjen e fondit të kompensimit, pronarëve, në të holla për vitin
2012”, pas përfundimit të procesit të shqyrtimit të kërkesave të subjekteve të shpronësuar, që kanë
aplikuar pranë AKKP-së për përfitim nga fondi i kompensimit për vitin 2012:
URDHËROJ:
1. Publikimin e listës së subjekteve të shpronësuar, që pas përfundimit të procesit të shqyrtimit të
kërkesave të tyre përfitojnë nga fondi i kompensimit në të holla për vitin 2012.
2. Këtij urdhëri i bashkëlidhet lista e subjekteve përfitues me të dhënat përkatëse për subjektin e
shpronësuar dhe përfaqësuesin me prokurë, numrin dhe datën e vendimit me të cilin ka aplikuar dhe
numrin e dosjes.
3. Ngarkohet Sektori i Marrëdhënieve me Publikun, Zyra e Teknologjisë dhe Informacionit dhe Sektori
i Vlerësimit dhe Shpërndarjes së Kompensimit për zbatimin e këtij urdhëri.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
DREJTOR I PERGJITHSHEM
AVENIR PEKA