Postuar më: 06/06/2016

Urdhër Nr.188 datë 05/06/2017

“Ngritjen e grupit të punës për zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave nr.473, datë 01.06.2017 për “Marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarise, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës Shtetëror, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”.

 Në zbatim të ligjit nr.133/2015 për “Trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompesimit të pronave”; vendimit të Këshillit të Ministrave nr.473, datë 01.06.2017 për “Marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarise, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës Shtetëror, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”; vendimit të Këshillit të Ministrave nr.221, datë 23.03.2016 për “Mënyrën e organizimit dhe funksionimit të ATP-së”; rregullores së brendshme të ATP-së nr.277, datë 10.10.2016 për “Organizimin, funsksionimin, detyrat dhe kompetencat e administratës në Agjencinë e Trajtimit të Pronave”, si dhe në zbatim të Urdhërit nr.187, datë 05.06.2017.

 

URDHËROJ:

 

1. Ngritjen e grupit të punës me qëllim ndjekjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë sipas përcaktimeve të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.473, datë 01.06.2017.

2. Grupi punës ka përbërje si më poshtë:

– Alma Lazebeu Kryetar
– Irma Luarasi Anëtar
– Elidon Mertiri Anëtar

3. Detyrat e grupit të punës:

– Të monitorojnë orarin zyrtar të punës 08:00 –16:30, nga e hëna në të enjte dhe 08:00 – 14:00, ditën e premte, për të gjithë punonjësit e institucionit dhe në raste mungesash me arsye, të operohet me justifikimin përkatës me dokumentacionin sipas dispozitave ligjore.

– Të merren masat për të garantuar njohjen dhe zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave nr.473,datë 01.06.2017 dhe urdhrit nr.187, datë 05.06.2017.

– Të monitorojë që çdo punonjës pranë ATP-së të mos bëhet pjesë e diskutimeve politike, brenda ambjenteve të Institucionit, me kolegët apo qytetarët, të mos përdorë apo mbajë postera, fletëpalosje dhe objekte me simbole të subjekteve politike në ambjentet e institucionit.

– Të monitorojë që të mos përdoren në asnjë rast përveçse me autorizim për arsye pune automjetet në pronësi të ATP-së.

– Të verifikojë dhe analizojë të gjitha të dhënat që kanë të bëjnë me përdorimin e mjeteve, fondeve e materialeve të ndryshme, si dhe mënyrën e ushtrimit të veprimtarisë institucionale, gjatë periudhës përpara fillimit dhe gjatë fushatës zgjedhore, në funksion të evidentimit të përdorimit ose jo të tyre për qëllime elektorale.

– Të ngrejë një regjistër të posaçëm, i cili do të administrohet nga grupi i monitorimit, ku të gjithë punonjësit duhet të shënojnë çdo ditë hyrje-daljet në institucion, destinacionin si dhe eprorin që e ka miratuar lejen për të lëvizur nga vendi i punës, duke filluar nga ora 08:00 – 16:30, nga e hëna në të enjte dhe nga ora 08:00 – 14:00, ditën e premte.

– Nga ana e specialistit të Sektorit të Burimeve Njerëzore duhet të shënohen në orën 08:00 të gjithë punonjësit që janë me shërbim jashtë institucionit, destinacioni si dhe akti administrativ me të cilin është autorizuar lëvizja.

– Në fund të çdo ditë pune, deri në përfundim të zbatimit të Vendimit nr.473, datë 01.06.2017 listëprezenca e të gjithë punonjësve do të nënshkruhet nga Grupi i Monitorimit dhe do të bëhet pjesë e dokumentacionit që do të materializojë veprimtarinë e tij.

– Të gjithë punonjësit duhet të jenë në çdo moment të gatshëm për t’u përgjigjur në telefon, me qëllim që të mundësohet mbikqyrja e vendodhjes së tyre, gjatë sondazheve të realizuara nga Grupi i Monitorimit. Për këtë arsye, ata duhet të regjistrojnë numrat e telefonit pranë sektorit të Burimeve Njerëzore.

– Gjatë orarit zyrtar 08:00- 16:30, nga e hëna në të enjte si dhe 08:00-14:00 ditën e premte, të gjithë punonjësit nuk duhet të marrin pjesë në asnjë veprimtari apo organizim politik, si mitingje apo të ndonje natyre tjetër, për llogari të forcave të ndryshme politike, pjesëmarrëse në zgjedhje.

– Punonjësi nuk duhet të bëhet pjesë e diskutimeve politike brenda ambjenteve të institucionit, me kolegët apo qytetarët/ të mos përdorë apo të mbajë postera, fletëpalosje dhe objekte me simbole të subjekteve politike në ambjentet e institucionit

– Grupi i Monitorimit do të organizojë kontrolle në frekuenca të shpeshta gjatë orarit zyrtar, të cilat do të materializohen në procesverbale, ku punonjësit prezent në punë duhet të nënshkruajnë në mënyrë individuale në këto akte, të cilat më pas do të administrohen si pjesë e veprimtarisë së këtij grupi.
– Grupi i punës duhet të monitorojë që asnjë punonjës i ATP-së të mos punonjë jashtë orarit zyrtar.

– Moszbatimi i detyrave të sipërcituara përbën shkelje disiplinore dhe i nënshtrohet procedimit disiplinor sipas legjislacionit në fuqi.

4. Për zbatim e këtij urdhri ngarkohen grupi i punës.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

 

Drejtor i Përgjithshëm

Sonila QATO

© Agjencia e Trajtimit të Pronave 2022 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.