Urdhër Nr.231 29/07/2016

Për publikimin e listës së pronarëve, prona e të cilëve preket nga ndërtimet informale,
që përfitojnë kompensim

Në mbështetje të pikës 9, paragrafi b, të VKM-së nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, pas miratimit të 74 (shtatëdhjetë e katër) kërkesave të subjekteve, me objekt kompensimin apo shpërblimin e pasurive, pronë private, që preken nga ndërtimet informale,

URDHËROJ :

Publikimin listës për 74 (shtatëdhjetë e katër) kërkesa, të cilët përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimit në të holla në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të prekura nga ndërtimet informale. Lista është pjesë përbërëse dhe i bashkëlidhet këtij urdhëri.———- Lista Aluizni 29-07-2016

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

 

Drejtor i Përgjithshëm

Sonila QATO