Urdhër Nr.294 07/06/2013

Për publikimin e listës së pronarëve, prona e të cilëve preket nga ndërtimet informale që përfitojnë këstin e katërt të kompensimit

 Në mbështetje të Ligjit 9235, datë 29.07.2004, “Për Kthimin dhe Kompesimin e Pronës”, të ndryshuar, të
pikës 11, të VKM 256, datë 13.04.2010 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së
Kthimit dhe Kompesimit të Pronave” dhe të pikës 9, paragrafi b, të VKM-së nr. 383, datë 19.05.2010 “Për
Përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompesimit në vlerë për pronarët e pasurive të
paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale”, të ndryshuar dhe në urdhërin e Drejtorit të
Përgjithshëm nr.263, datë 27.05.2013, pas miratimit të 772, (shtatëqind e shtatëdhjetë e dy), kërkesave të
subjekteve, me objekt kompensimin apo shpërblimin e pasurive, pronë private, që preken nga ndërtimet
informale.
Urdhëroj:
1. Publikimin e listës për 770 (shtatëqind e shtatëdhjetë) kërkesa, të cilat përfitojnë nga kësti i katërt i
përcaktuar për kompesimin në të holla prej 10% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse
dhe listës për 2 (dy) kërkesa, të cilat përfitojnë nga kësti i parë, i dytë dhe i tretë i përcaktuar për
kompesimin në të holla prej 47% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse, të pronave që
preken nga ndërtimet informale. Listat janë pjesë përbërëse dhe i bashkalidhen këtij urdhëri.
2. Ngarkohet Sektori i Mardhënieve me Publikun dhe Zyra e Teknologjisë dhe Informacionit për
zbatimin e këtij urdhëri.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë

 

DREJTOR I PËRGJITHSHËM

                                                                             Avenir PEKA

Lista