Urdhër Nr.402 05/12/2014

Për publikimin e listës së pronarëve, prona e të cilëve  preket nga ndërtimet informale që përfitojnë kompensim

 Në mbështetje të Ligjit 9235, datë 29.07.2004. “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës”. të ndryshuar, të pikës 11, të VK.M nr.256,  datë 13.04.2010 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të  Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave” dhe të pikës 9, paragrafi  b, të VKM-së nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë  private që preken nga ndërtimet informale”, të ndryshuar pas miratimit të 39 (tridhjetenëntë), kërkesave të subjekteve, me objekt  kompensimin apo shpërblimin e  pasurive, pronë private, që preken nga ndërtimet informale,

Urdhëroj:

Publikimin e listës për për 39 (tridhjetenëntë) kërkesa, nga të cilat 34 (tridhjetekatër) kërkesa përfitojnë nga kësti i parë, i dytë, i tretë dhe i katërt i kompensimit në të holla prej 57% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse, 1 (një) kërkesë përfiton nga kësti i tretë dhe i katërt i kompensimit në të holla prej 20.06% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse dhe 4 (katër) kërkesa përfitojnë nga kësti i katërt i kompensimit në të holla prej 10% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të prekura nga ndërtimet informale.
Lista është pjesë përbërëse dhe i bashkëlidhet këtij urdhëri.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Drejtor i Përgjithshëm 

Sonila QATO

Shkarko file-in e bashkëngjitur: Lista_Aluizni_05-12-2014