Urdhër Nr.423 23/08/2013

Për publikimin e listës së pronarëve, prona e të cilëve preket nga ndërtimet informale që përfitojnë kompensim

 Në mbështetje të Ligjit 9235, datë 29.07.2004, “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës”. të ndryshuar, të
pikës 11, të VKM nr.256, datë 13.04.2010 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së
Kthimit dhe Kompensimit të Pronave” dhe të pikës 9, paragrafi b, të VKM-së nr.383, datë 19.05.2010 “Për
përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të
paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale”, të ndryshuar pas miratimit të
4 (katër), kërkesave të subjekteve, me objekt kompensimin apo shpërblimin e pasurive, pronë private. që
preken nga ndërtimet informale,
Urdhëroj:
1. Publikimin e listës për 3 (tre) kërkesa, të cilat përfitojnë nga kësti i parë, i dytë, i tretë dhe i katërt i
përcaktuar për kompensimin në të holla prej 57% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse
dhe 1 (kërkesë) e cila përfiton nga kësti i katërt i kompensimit në të holla prej 10% të vlerës totale të
miratuar me VKM-në përkatëse, të pronave që preken nga ndërtimet informale. Lista është pjesë
përbërëse dhe i bashkalidhet këtij urdhëri.
2. Ngarkohet Sektori i Mardhënieve me Publikun dhe Zyra e Teknologjisë dhe informacionit për
zbatimin e këtij urdhëri.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë

 

Drejtor i PERGJITHSHEM

Avenir PEKA

Shkarko file-in e bashkëngjitur: Lista_Aluizni_23-8-2013