Postuar më: 05/09/2013

Urdhër Nr.455 05/09/2013

Për publikimin e listës së pronarëve, prona e të cilëve preket nga ndërtimet informale që përfitojnë kompensim

Në mbështetje të Ligjit 9235, datë 29.07.2004, “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës”, të ndryshuar. të
pikës 1 1, të VKM nr.256, datë 13.04.2010 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së
Kthimit dhe Kompensimit të Pronave” dhe të pikës 9, paragrafi b, të VKM-së nr.383, datë 19.05.2010 “Për
përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të
paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale”, të ndryshuar pas miratimit të
5 (pesë), kërkesave të subjekteve, me objekt kompensimin apo shpërblimin e pasurive, pronë private, që
preken nga ndërtimet informale,

 Urdhëroj:

1. Publikimin e listës për 5 (pesë) kërkesa, të cilat përfitojnë nga kësti i parë, i dytë, i tretë dhe i katërt i
përcaktuar për kompensimin në të holla prej 57% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse.
të pronave që preken nga ndërtimet informale. Lista është pjesë përbërëse dhe i bashkalidhet këtij
urdhëri.

 

DREJTOR I PERGJITHSHEM

Avenir PEKA

Shkarko file-in e bashkëngjitur: Lista_Aluizni_09-05-2013

© Agjencia e Trajtimit të Pronave 2022 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.