Urdhër Nr.46 14/04/2016

Për publikimin e listës së subjekteve, që përfitojnë këstin e pestë të shpërblimit për sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale

Në mbështetje të pikës 9, paragrafi b, të VKM-së nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, pas miratimit të 1 487 (një mijë e katërqind e tetëdhjetë e shtatë) kërkesave të subjekteve, me objekt shpërblimin për sipërfaqet takuese të pasurive, pronë private, që preken nga ndërtimet informale,

URDHËROJ :

Publikimin e listës për 1 487 (një mijë e katërqind e tetëdhjetë e shtatë) kërkesa, të cilat përfitojnë
këstin e pestë të shpërblimit në të holla në një total prej 13 % të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të prekura nga ndërtimet informale.

Lista është pjesë përbërëse dhe i bashkëlidhet këtij urdhëri. <Lista Aluizni 14-04-2016>

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

 

Drejtor i Përgjithshëm

Sonila QATO