Urdhër Nr.483 27/09/2013

Për publikimin e listës së pronarëve, prona e të cilëve preket nga ndërtimet informale që përfitojnë kompensim

Në mbështetje të Ligjit 9235. datë 29.07.2004, “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës”, të ndryshuar,

të  pikës 11, të VKM nr.256, datë 13.04.2010 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave”

dhe të pikës 9, paragrafi b, të VKM-së nr.383, datë 19.05.2010 “Për
përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private që preken
nga ndërtimet informale”, të ndryshuar pas miratimit të
42 (dyzetedy), kërkesave të subjekteve, me objekt kompensimin apo shpërblimin e pasurive pronë private që preken nga ndërtimet informale,

Urdhëroj:
1. Publikimin e listës për 41 (dyzetenjë) kërkesa, të cilat përfitojnë nga kësti i parë. i dytë, i tretë dhe i
katërt i përcaktuar për kompensimin në të holla prej 57% të vlerës totale të miratuar me VKM-të
përkatëse dhe 1 (kërkesë) e cila përfiton nga kësti i katërt i kompensimit në të holla prej 10% të
vlerës totale të miratuar me VKM-në përkatëse, të pronave që preken nga ndërtimet informale.

Lista është pjesë përbërëse dhe i bashkalidhet këtij urdhëri.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë

 

Drejtor i Pergjithshem

Avenir PEKA

Shkarko file-in e bashkëngjitur: Lista_Aluizni_27-09-2013