Urdhër Nr.5 09/01/2015

Për publikimin e listës së pronarëve, prona e të cilëve preket nga ndërtimet informale që  përfitojnë kompensim

 Në mbështetje të Ligjit 9235, datë 29.07.2004. “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës”. të ndryshuar, të pikës 11, të VK.M nr.256,  datë 13.04.2010 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të  Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave” dhe të pikës 9, paragrafi  b, të VKM-së nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë  private që preken nga ndërtimet informale”, të ndryshuar pas miratimit të 18 (tetembëdhjetë), kërkesave të subjekteve, me objekt  kompensimin apo shpërblimin e  pasurive, pronë private, që preken nga ndërtimet informale,

Urdhëroj:

Publikimin e listës për 18 (tetëmbëdhjetëkërkesa të cilat përfitojnë nga kësti i parë, i dytë, i tretë dhe i katërt i përcaktuar për kompensim në të holla prej 57% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse, të pronave që preken nga ndërtimet informale.

Lista është pjesë përbërëse dhe i bashkëlidhet këtij urdhëri.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Drejtor i Përgjithshëm 

Sonila QATO

Shkarko file-in e bashkëngjitur: Lista_Aluizni_09-01-2015