Urdhër Nr.502 03/10/2013

Për publikimin e listës së pronarëve, prona e të cilëve preket nga ndërtimet informale që përfitojnë kompensim

 Në mbështetje të Ligjit 9235, datë 29.07.2004, uPër Kthimin dhe Kompensimin e Pronës”, të ndryshuar. të
pikës 1 I, të VKM nr.256, datë 13.04.2010 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së
Kthimit dhe Kompensimit të Pronave” dhe të pikës 9, paragrafi b, të VKM-së nr.383, datë 19.05.2010 “Për
përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të
paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale”, të ndryshuar pas miratimit të
6 (gjashtë), kërkesave të subjekteve, me objekt kompensimin apo shpërblimin e pasurive. pronë private, që
preken nga ndërtimet informale

Urdhëroj:

Publikimin e listës për 6 (gjashtë) kërkesa, të cilat përfitojnë nga kësti i parë, i dytë, i tretë dhe i
katërt i përcaktuar për kompensimin në të holla prej 57% të vlerës totale të miratuar me VKM-të
përkatëse, të pronave që preken nga ndërtimet informale. Lista është pjesë përbërëse dhe i
bashkalidhet këtij urdhëri.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë

Drejtor I Pergjithshem

 Avenir PEKA

Shkarko file-in e bashkëngjitur: Lista_Aluizni_3-10-2013