Urdhër Nr.551 15/11/2013

Për publikimin e listës së pronarëve, prona e të cilëve preket nga ndërtimet informale që përfitojnë kompensim

 Në mbështetje të Ligjit 9235, datë 29.07.2004, “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës”,
të ndryshuar, të pikës 11, të VKM nr.256, datë 13.04.2010 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ”
dhe të pikës 9. paragrafi b, të VKM-së nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit
në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private që preken
nga ndërtimet informale”, të ndryshuar pas miratimit të 22 (njëzetedy), kërkesave të subjekteve,
me objekt kompensimin apo shpërblimin e pasurive. pronë private.
që preken nga ndërtimet informale

Urdhëroj:

Publikimin e listës për 21 (njëzetenjë) kërkesa, të cilat përfitojnë nga kësti i parë, i dytë, i tretë dhe i katërt i përcaktuar për kompensimin në të holla prej 57% të vlerës totale
të miratuar me VKM-të përkatëse dhe 1 (kërkesë) e cila përfiton nga kësti i katërt
i kompensimit në të holla prej 10% të vlerës totale të miratuar me VKM-në përkatëse,
të pronave që preken nga ndërtimet informale. Lista është pjesë përbërëse dhe i bashkalidhet
këtij urdhëri.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë

Drejtor i Përgjithshëm

Sonila QATO

Shkarko file-in e bashkëngjitur: Lista_Aluizni_15-11-2013