Urdhër Nr.79 01/03/2017

Për publikimin e listës së pronarëve, që perfitojnë, nga kompensimi financiar me kërkesë të veçantë

Në mbështetje të nenit 17 pika 2, të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave ” dhe Kreu IV, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe shperndarjen e fonddit financiar dhe fizik për kompensimin e pronave” (i ndryshuar), vendimit të Keshillit të Ministrave nr.221, datë 23.03.2016 “Për menyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronave” dhe të Vendimeve të Agjencisë së Trajtimit të Pronave që kanë miratuar pranimin e kërkesave për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, të paraqitur nga subjektet e interesuar:

URDHEROJ:
Publikimin e listës për 3 (tre) kërkesa, të cilat përfitojnë nga kompensimi financiar me kërkesë të veçantë sipas Vendimeve përkatëse të Agjencisë së Trajtimit të Pronave të cilat kanë miratuar kërkesat për kompensim financiar me kërkese të veçantë, të paraqitur nga subjektet e interesuar. Lista është pjesë përbërëse dhe i bashkëlidhet këtij urdhëri. <<Shiko>>

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë

 

Drejtor i Përgjithshëm

Sonila QATO