Urdhër Nr.95 31/03/2017

Për organizimin e punës në sektorin e shqyrtimit të kërkesavë për njohje pronësie.

Në zbatim të Ligjit Nr. 133, dt 05.12.2015, “Për Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Procesit të Kompensimit të Pronave”, VKM-së nr. 221, dt 23.03.2016, “Për mënyrën e  organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronës”, si dhe VKM- nr. 222, dt 23.03.2016, “Për trajtimin e kërkesave për njohje të pronës e të kompensimit të saj”, me qëllim organizimin në mënyrë sa më funksionale të Sektorit të Shqyrtimit të Kërkesavë për Njohjë Pronësie.

URDHËROJ

1-Duke filluar nga data 03.04.2017, takimi me trashëgimtarët e subjektit të shpronësuar apo personat me prokurë në lidhje me sqarimet, depozitimet e dokumentacionit apo çdo procedure tjetër në funksion të zgjidhjes sa më të drejtë të objektit të kërkesës, do të bëhet si më poshtë :

-Grupet e punës të cilët shqyrtojnë kërkesat e Komuniteteve Fetare do të kryejn takimet me subjektet e autorizuara cdo ditë të hënë nga ora 09.00-15.00

 

– Grupet e punës të cilët shqyrtojnë kërkesat për qarqet Tiranë, Elbasan, Dibër do të kryejn takimet me subjektet kërkues cdo ditë të martë nga ora 09.00-15.00

– Grupet e punës të cilët shqyrtojnë kërkesat për qarqet Vlorë, Fier, Gjirokastër do të kryejn takimet me subjektet kërkues cdo ditë të mërkurë nga ora 09.00-15.00

 

– Grupet e punës të cilët shqyrtojnë kërkesat për qarqet Durrës, Korçë, Berat do të kryejn takimet me subjektet kërkues cdo ditë të enjte nga ora 09.00-15.00

– Grupet e punës të cilët shqyrtojnë kërkesat për qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë do të kryejn takimet me subjektet kërkues cdo ditë të premten nga ora 08.00-14.00

  1. Në rast plotësim dokumentacioni të dosjeve/praktikave përkatëse për çdo ditë tjetër që nuk i përket grupit të punës në ditën e përcaktuar sa më lart, mund t`i depozitojë pranë Sektorit të Mardhënieve me Publikun ose më postë.
  1. Në depozitimin me postë duhet të shënohet qartë, numri, data e dosjes/praktikës si dhe emri, mbiemri i subjektit të shpronësuar, në të kundërt aktet do t`ju kthehen në adresë të subjektit.
  1. Për zbatimin e këtij urdhëri ngarkohet Përgjegjësi i Sektorit të Shqyrtimit të Kërkesave për njohje Pronësie, si dhe Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse.

 

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

 

Drejtor i Përgjithshëm

Sonila QATO