Postuar më: 27/03/2013

Vendim i KM Nr.1077 Datë 18.6.2008

VENDIM

Nr.1077, datë 18.6.2008

PËR KRIJIMIN E FONDIT TË KOMPENSIMIT FIZIK NGA FONDI PYJOR DHE KULLOSOR

 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Nga fondi shtetëror, pyjor dhe kullosor, në administrim të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, sipërfaqja 71 699,3 (shtatëdhjetë e një mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e nëntë presje tre) ha, kalon në fondin e kompensimit fizik dhe vihet në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, sipas lidhjes, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, pasi bën verifikimin përfundimtar të pronësisë së truallit për fondin e mësipërm, pyje e kullota, e përdor atë për kompensimin e pronarëve, sipas kritereve të përcaktuara në ligj.

3. Pas verifikimit përfundimtar, të bërë nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, pronat, të cilat rezultojnë me njohje apo kthim pronësie, zbriten nga fondi i mësipërm.

4. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Sali Berisha

MUNDËSIA PËR FOND KOMPENSIMI NË FOND PYJOR E KULLOSOR

Qarku Rrethi Gjithsej

fond pyjor

e kullosor

Nga këto
Pyje gjithsej Prodhues Mbrojtës Kullota

gjithsej

Berat Berat 7568,0 7568,0 7568,0 0,0 0,0
Berat Skrapar 2879,0 2879,0 2879,0 0,0 0,0
Berat Total 10447,0 10447,0 10447,0 0,0 0,0
Elbasan Elbasan 6195,7 6195,7 6195,7 0,0 0,0
Elbasan Peqin 268,5 268,5 268,5 0,0 0,0
Elbasan Total 6464,2 6464,2 6464,2 0,0 0,0
Fier Fier 1472,0 1472,0 1472,0 0,0 0,0
Fier Mallakastër 1586,6 1586,6 1268,6 318,0 0,0
Fier Total 3058,6 3058,6 2740,6 318,0 0,0
Gjirokastër Gjirokastër 9575,0 9575,0 9575,0 0,0 0,0
Gjirokastër Përmet 3357,0 3357,0 3357,0 0,0 0,0
Gjirokastër Total 12932,0 12932,0 12932,0 0,0 0,0
Kukës Kukës 9502,0 9502,0 6502,0 3000,0 0,0
Kukës Tropojë 19000,0 19000,0 11500,0 7500,0 0,0
Kukës Total 28502,0 28502,0 18002,0 10500,0 0,0
Shkodër Pukë 1720,0 1720,0 1720,0 0,0 0,0
Shkodër Total 1720,0 1720,0 1720,0 0,0 0,0
Tiranë Tiranë 2298,0 2298,0 2298,0 0,0 0,0
Tiranë Total 2298,0 2298,0 2298,0 0,0 0,0
Vlorë Delvinë 4564,0 2282,0 2282,0 0,0 2282,0
Vlorë Sarandë 1713,5 1713,5 0,0 1713,5 0,0
Vlorë Total 6277,5 3995,5 2282,0 1713,5 2282,0
TOTALI 71699,3 69417,3 56885,8 12531,5 2282,0

© Agjencia e Trajtimit të Pronave 2022 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.