Vendim i KM Nr.1696 Datë 24.12.2008

VENDIM

Nr.1696, datë 24.12.2008

PËR KRIJIMIN E FONDIT TË KOMPENSIMIT FIZIK, NGA OBJEKTE SHTETËRORE TË “ALBMINIERA” SHA DHE SHËRBIMIT GJEOLOGJIK SHQIPTAR

 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 12 të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Kalimin në fondin e kompensimit fizik dhe vënien në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të 32 objekteve shtetërore të “Aibminiera” sha-së dhe të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, sipas listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, pasi të bëjë verifikimin përfundimtar të pronësisë së truallit për objektet, përbërëse të fondit të mësipërm, ta përdorë fondin për kompensimin e pronarëve, sipas kritereve të përcaktuara në ligj.

3. Pas verifikimit përfundimtar, të bërë nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, pronat, të cilat rezultojnë me njohje apo kthim pronësie, të hiqen nga fondi i kompensimit fizik.

4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Sali Berisha

OBJEKTET E SHOQËRISË “ALBMINIERA” SHA DHE TË SHËRBIMIT GJEOLOGJIK SHQIPTAR, QË DO TË PËRFSHIHEN NË FONDIN E KOMPENSIMIT FIZIK

Nr. Emërtimi Institucioni Nd/ja nga varet Vendndodhja
1 Ndërtesa 1-katëshe e magazinës së gjeofizikës Shërbimi Gjeologjik Shqiptar Dega rajonale ndërm.shërbimit gjeologjik Bulqizë Bulqizë
2 Ndërtesë 2-katëshe magazinë+ kapanone auto Shërbimi Gjeologjik Shqiptar Dega rajonale ndërm.shërbimit gjeologjik Bulqizë Bulqizë
3 Zyrat e katit të parë Shërbimi Gjeologjik Shqiptar Dega rajonale ndërm.shërbimit gjeologjik Bulqizë Bulqizë
4 Ndërtesa e depos së qymyrit dhe zdruktarisë Shërbimi Gjeologjik Shqiptar Dega rajonale ndërm.shërbimit gjeologjik Bulqizë Bulqizë
5 Magazinë nr.2 e ofiçinës Shërbimi Gjeologjik Shqiptar Dega rajonale ndërm.shërbimit gjeologjik Bulqizë Bulqizë
6 Ofiçina Shërbimi Gjeologjik Shqiptar Dega rajonale ndërm.shërbimit gjeologjik Bulqizë Bulqizë
7 Ndërtesë 1-katëshe e magazinës nr.1 Shërbimi Gjeologjik Shqiptar Dega rajonale ndërm.shërbimit gjeologjik Bulqizë Bulqizë
8 Ndërtesë 1-katëshee magazinës me vinç ure (shtesë) Shërbimi Gjeologjik Shqiptar Dega rajonale ndërm.shërbimit gjeologjik Bulqizë Bulqizë
9 Ndërtesë 1-katëshe e magazinës me vinç urë Shërbimi Gjeologjik Shqiptar Dega rajonale ndërm.shërbimit gjeologjik Bulqizë Bulqizë
10 Ndërtesë 1 katëshe e magazinës së tubave Shërbimi Gjeologjik Shqiptar Dega rajonale ndërm.shërbimit gjeologjik Bulqizë Bulqizë
11 Shërbimi Gjeologjik Shqiptar Shërbimi Gjeologjik Shqiptar Dega rajonale ndërm.shërbimit gjeologjik Burrel Burrel
12 Ofiçina e ndërmarrjes Shërbimi Gjeologjik Shqiptar Dega rajonale ndërm.shërbimit gjeologjik Burrel Burrel
13 Zyra kati parë të ndërmarrjes Shërbimi Gjeologjik Shqiptar Dega rajonale ndërm.shërbimit gjeologjik Burrel Burrel
14 Magazinë 1 katëshe e ndërmarrjes Shërbimi Gjeologjik Shqiptar Dega rajonale ndërm.shërbimit gjeologjik Burrel Burrel
15 Magazinë 1katëshe e ish-ekspeditës gjeologjike Peshkopi Shërbimi Gjeologjik Shqiptar Dega rajonale ndërm.shërbimit gjeologjik Bulqizë Peshkopi
16 Kapanoni i automjeteve nr.1 Shërbimi Gjeologjik Shqiptar Dega rajonale ndërm.shërbimit gjeologjik Rubik Rubik
17 Kapanoni i automjeteve nr.2 Shërbimi Gjeologjik Shqiptar Dega rajonale ndërm.shërbimit gjeologjik Rubik Rubik
18 Kapanoni i autoofiçinës Shërbimi Gjeologjik Shqiptar Dega rajonale ndërm.shërbimit gjeologjik Rubik Rubik
19 Vendrojë Shërbimi Gjeologjik Shqiptar Dega rajonale ndërm.shërbimit gjeologjik Rubik Rubik
20 Ndëertesë dykatëshe e laboratorit Shërbimi Gjeologjik Shqiptar Dega rajonale ndërm.shërbimit gjeologjik Rubik Rubik
21 Ndërtesë dykatëshe e zyrave (kati i parë) Shërbimi gjeologjik shqiptar Dega rajonale ndërm.shërbimit gjeologjik Rubik Rubik
22 Menca e sektorit pusi nr.1 Albminiera sh.a. Ish-minierës qymyrgurit

Memaliaj

Miniera 1 xhabokike sek.III
23 Magazina e fabrikës Albminiera sh.a. Ish-minierës qymyrgurit

Memaliaj

Miniera 1 xhabokike sek.III
24 Llambisteri pusi nr.1 Albminiera sh.a. Ish-minierës qymyrgurit

Memaliaj

Miniera 1 xhabokike sek.III
25 Menca e punëtorëve pusi nr.2 Albminiera sh.a. Ish-minierës qymyrgurit

Memaliaj

Miniera nr.2 Dervishaj
26 Dush e garderobë pusi nr.1 Albminiera sh.a. Ish-minierës qymyrgurit

Memaliaj

Miniera 1 xhabokike sek.III
27 Dush e garderobë pusi nr.2 Albminiera sh.a. Ish-minierës qymyrgurit

Memaliaj

Miniera nr.2 Dervishaj
28 Llambisteri pusi nr.2 Albminiera sh.a. Ish-minierës qymyrgurit

Memaliaj

Miniera nr.2 Dervishaj
29 Salla e kompresorëve nr.2 Albminiera sh.a. Ish-minierës qymyrgurit

Memaliaj

Miniera nr.2 Dervishaj
30 Zyrat e fabrikës pusi nr.1 Albminiera sh.a. Ish-minierës qymyrgurit

Memaliaj

Miniera 1 xhabokike sek.III
31 Zyrat e sektorit pusi nr.2 Albminiera sh.a. Ish-minierës qymyrgurit

Memaliaj

Miniera nr.2 Dervishaj
32 Zyra + magazinë Albminiera sh.a. Ish-minierës qymyrgurit

Memaliaj

Miniera 1 xhabokike sek.III