Vendim i KM Nr.251 Datë 13.4.2010

VENDIM

Nr.251, datë 13.4.2010

PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.200, DATË 19.2.2009  TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR PËRCAKTIMIN E KUSHTEVE DHE PËR PROCEDURËN E TJETËRSIMIT TË OBORREVE NË PËRDORIM, PËR LLOGARI TË FONDIT TË KOMPENSIMIT FINANCIAR”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 8, pika 3, e 23, pika 1 të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, dhe të neneve 24, shkronja “c”, e 56 të ligjit nr.7843, datë 13.7.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Në vendimin nr.200, datë 19.2.2009  të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:

Në pikën 2 të ndarjes  I të vendimit, pas fjalëve “…në funksion të një ndërtimi të ligjshëm…” shtohen “…për qëllime banimi…”.
Në nënndarjen “ii” të pikës 2 të ndarjes II,  fjalët “…sipas aneksit 1…” zëvendësohen me “…sipas aneksit 2…”.
Në ndarjen  III “Paraqitja e kërkesës dhe akteve provuese”, bëhen ndryshimet e mëposhtme:
Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

1. Kërkesa plotësohet sipas formularit tip, të miratuar nga Ministri i Drejtësisë, me propozimin e Drejtorit të Përgjithshëm të AKKP-së. Formulari tip përmban një paralajmërim që ngarkon me përgjegjësi, sipas ligjit, subjektin kërkues në rast të deklarimit të të dhënave të rreme apo të depozitimit të dokumentacionit të falsifikuar.”.

Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:

2. Ajo paraqitet nga kërkuesi pranë AKKP-së drejtpërdrejt ose nëpërmjet postës rekomande.”.

Në shkronjën “ç” të pikës 3, fjalët “…i nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit” zëvendësohen me “…i nxjerrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave…”.

ç) Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:

4. Me paraqitjen e kërkesës paguhet edhe tarifa e shërbimit, niveli i së cilës përcaktohet me urdhër të përbashkët të Ministrit të Drejtësisë dhe të Ministrit të Financave.”.

Në ndarjen IV “Procedura e shqyrtimit të kërkesës”, bëhen ndryshimet e mëposhtme:
Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

1. AKKP-ja, brenda 30 (tridhjetë)  ditëve, por jo më vonë se 3 (tre) muaj nga data e paraqitjes së kërkesës e të dokumentacionit nga kërkuesi, shqyrton dhe jep vendim për të. AKKP-ja verifikon dhe përcakton, nëse kërkesa e dokumentacioni shoqërues përmbushin kushtet e përcaktuara në ndarjen II të këtij vendimi, si dhe saktëson kufijtë e oborrit në përdorim, që kërkohet të tjetërsohet.

Kudo në pikën 2 fjalët “…zyra/zyrës rajonale…” zëvendësohen me “…AKKP-së/ja…”.
Në pikën 3 fjalët “…zyra rajonale…” zëvendësohen me “…AKKP-ja…”.

ç) Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:

4. Në përfundim të shqyrtimit, AKKP-ja harton vlerësimin ligjor.”.

Shkronja  “c” e pikës 5 shfuqizohet.

dh) Fjalia e parë e pikës 6 ndryshohet, si më poshtë vijon:

Në përfundim, AKKP-ja njofton kërkuesin, sipas rastit, për:”.

Pika 7 shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Sali Berisha