Sot me datë 20/11/2013, në mbështetje të pikës 1 të nenit 16 dhe të pikës 2 të nenit 17 të ligjit nr.9235 dt. 29.07,2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” i ndryshuar, VKM. 566 dt. 23.08.2006 dhe VKM. Nr. 599 dt. 17.07.2013 “Për përcaktimin e rregullave dhe kritereve për shpërndarjen e fondit të kompensimit financiar të pronarëve, në të holla, për vitin 2013”
Në cilësinë e Drejtorit të
Përgjithshëm të AKKP-së, duke u nisur nga situata e krijuar si rezultat i mosardhjes së përgjigjeve
nga ZVRPP, nga institucionet e treta si dhe nga një sërë vështirësish administrative të krijuara gjatë
kësaj periudhe në ZVRPP, duke na krijuar vështirësi për marrjen e një vendimi përfundimtar, me
objekt kompensimin në të holla për pronën e njohur me vendim për t’u kompensuar, është I
nevojshëm marrja e një vendimi të ndërmjetëm për të gjitha dosjet e kompensimit,
Objekti: Shtyrje e afatit proçedurial për kërkesat me objekt kompensimi në të holla,
nga fondi në të holla për vitin 2013
Baza Ligjore: Pika 2 e nenit 17 i ligjit nr. 9235 dt.29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e
pronës” i ndryshuar, neneve 78 e vijues të ligjit nr. 8485 dt. 12.05.1999, “Kodi l
procedurave administrative.
Gjatë shqyrtimit në tërësi të dokumentacionit të ndodhur në ndosjet e kompensimit, me objekt
kompensimin financiar të sipërfaqeve të njohura për kompensim me vendimet e ish KKKP-ve ish
pronarëve, pranë bashkive, këshillave të rretheve apo pranë ZRKKP-ve të qarqeve përkatës, për
kompensimin në të holla për vitin 2013:
KONSTATOJMË:
Gjatë periudhën tre mujore, të përcaktuar si afat nga ligjvënësi në pikën 2 të nenit 17 të ligjit nr. 9235 dt.29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” i ndryshuar, nuk ka qënë e mundur të bëhet shqyrtimi i kërkesave për kompensim për arsye të mungesës së konfirmimeve nga zyrat vendore të Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme në rrethe, për gjendjen juridike të pronës për kompensim, nga arkivat vendore apo organet e pushtetit lokal. Pa këtë informacion të domosdoshëm, është e pamundur të merret një vendim përfundimtar në procedimin administrativ me objekt kompensimin në të holla të subjekteve të shpronësuar, prona e të cilëve duhet të kompensohet për vitin 2013.
PËR KËTO ARSYE:
Bazuar në sa më sipër, në zbatim të paragrafit 2 2 e nenit 17 i Ligjit nr. 9235 dt.29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” i ndryshuar, neneve 78 e vijues të ligjit nr. 8485 dt. 12.05.1999, “Kodi I Procedurave Administrative, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 599 dt.17.07.2013 “Për përcaktimin e rregullave dhe të kritereve për shpëmdarjen e fondit të kompensimit të pronarëve, në të holla, për vitin 2013” :
V E N D O S A:
1. Shtyrjen e afatit proçedurial për të gjitha kërkesat me objekt kompensimin në të holla, nga
fondi në të holla për vitin 2013, me 30 ditë.
2. Këtij vendimi i bashkangjitet lista e të gjithë aplikantëve për kompensim në të holla, nga
fondi në të holla për vitin 2013.
3. Vendimi hartohet në katër kopje për çdo subjekt të shpronësuar apo dosje kompensimi, një
kopje qëndron në protokollin e institucionit, një kopje i jepet kërkuesit dhe një kopje i
dërgohet Avokaturës së Shtetit.
Drejtor i Përgjithshëm
Sonila QATO