Vizita e Ministrit të Drejtësisë në AKKP

Gjatë vizitës në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Ministri i Drejtësisë Nasip Naço, garantoi një vëmendje reale ndaj ish-pronarëve.

Gjithashtu ai vuri theksin tek puna e madhe që po bëhet nga stafi i këtij institucioni për inventarizimin e gjithë vendimeve dhe dosjeve te ish pronarëve, në menyrë që të mund të mësohet sa është fatura e kompensimit për këtë shtresë.

Ministri i Drejtësisë nënvizoi rëndësinë e dixhitalizimit të plotë me projekte konkrete për arkivën e këtij institucioni të rëndësishëm.