VENDIM
Nr.1232, datë 18.6.2008
PËR KRIJIMIN E FONDIT TË KOMPENSIMIT FIZIK NGA OBJEKTET SHTETËRORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Kalimin në fondin e kompensimit fizik dhe vënien në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të 29 objekteve shtetërore, sipas lidhjes, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, pasi bën verifikimin përfundimtar të pronësisë së truallit për fondin e mësipërm, e përdor atë për kompensimin e pronarëve, sipas kritereve të përcaktuara në ligj.
3. Pas verifikimit përfundimtar, të bërë nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, pronat, të cilat rezultojnë me njohje apo kthim pronësie, zbriten nga fondi i mësipërm.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Sali Berisha
DOSJET E KTHYERA NGA DREJTORIA E ADMINISTRIMIT DHE SHITJES SË PRONAVE PUBLIKE QË DO TË PËRFSHIHEN NË FONDIN E KOMPENSIMIT FIZIK
Nr. | Emërtimi i objektit | Miratim privatizimi | Institucioni/ndërmarrja nga varet | Vend ndodhja |
1 | Ndërtesa zyra+WC | nr.169, datë 28.5.1998 | Ndërmarrja Rruga Ura | Korçë |
2 | Uzina Ni-Co | nr.167, datë 25.5.1998 | Uzina Ni-Co | Elbasan |
3 | Magazinë nr.2 Trebinjë | nr.285, datë 28.8.1998 | Nd.Grumb-Pogradec | Pogradec |
4 | Tunel në formë U | nr.4341/1, datë 14.10.1998 | Drejt.Ujërave | Çorovodë, Skrapar |
5 | Depo materiali (autopark) | nr.1469, datë 3.3.1999 | Rep.Usht. 5012 | Gjinar, Elbasan |
6 | Depo ushqimore nr.3 | nr.5176/2, datë 24.12.1998 | Rep.Usht.5013 | Terpan, Berat |
7 | Mencë e bufe | nr.5176/2, datë 24.12.1998 | Nd.Qymyrgurit Pograd | Pogradec |
8 | Fjetore cervenake | nr.1469, datë 3.3.1999 | Rep.Usht.5013 | Terpan, Berat |
9 | Depo ushqimore nr.4 | nr.1469, datë 3.3.1999 | Rep.Usht.5013 | Terpan, Berat |
10 | Depo veshmbathje nr.5 | nr.1469, datë 3.3.1999 | Rep.Usht.5013 | Terpan, Berat |
11 | Depo veshmbathje nr.6 | nr.1469, datë 3.3.1999 | Rep.Usht.5013 | Terpan, Berat |
12 | Depo veshmbathje nr.7 | nr.1469, datë 2.3.1999 | Rep.Usht.5013 | Terpan, Berat |
13 | Depo veshmbathje nr.8 | nr.1469, datë 3.3.1999 | Rep.Usht.5013 | Terpan, Berat |
14 | Depo drithi Lozhan | nr.5661/1, datë 30.2.1998 | NGP Drithi | Lozhan, Korçë |
15 | Depo drithi Mocan | nr.5661/1, datë 30.2.1998 | NGP Drithi | Moçan, Korçë |
16 | Dyqan nën banesë e kromit | nr.2927, datë 5.6.1998 | Enti kombëtar i banesave | Pogradec |
17 | Depo frigoriferi | nr.229, datë 22.7.1998 | Drejtoria e bujqësisë | Ersekë |
18 | Truproje Terpan | nr.1469, datë 3.3.1999 | Rep.Usht. 5013 | Terpan, Berat |
19 | Depo veshmbathje nr.2 | nr.1469, datë 3.3.1999 | Rep.Usht.5013 | Terpan, Berat |
20 | Magazinë nr.1 Trebinjë | nr.285, datë 28.8.1998 | NGP Drithi | Pogradec |
21 | Thertore | nr.300, datë 28.8.1998 | Bashkia | Lushnjë |
22 | Reparti i konventave | nr.2779, datë 2.6.1998 | NPC Elbasan | Elbasan |
23 | Magazinë ushqimore Skrojske | nr.1319, datë 25.2.1999 | Miniera Fe-Ni Prrenjas | Prrenjas |
24 | Depo veshmbathje nr.9 | nr.1469, datë 2.3.1999 | Rep.Usht.5013 | Rep.Usht.5013 |
25 | Depo materiale veshmbathje | nr.4341/1, datë 14.10.1998 | Rep.Usht.5012 | Gjinar, Elbasan |
26 | Thertore | Bashkia | Kukës | |
27 | Peshore 20 tonë | nr.285, datë 28.8.1998 | NGP Drithi | Pogradec |
28 | Reparit mekanik UMB Korçë | nr.2790, datë 2.6.1998 | Uzina Mek. Bujqësore | Korçë |
29 | Pikë shpërndarje Karb. Kurbnesh | nr.1914/3, datë 19.4.2001 | ARMO sh.a. | Kurbnesh |