Vendimi nr. 43, datë 06.10.2011 (V – 43/11)

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga: Bashkim Dedja, Kryetar, Vladimir Kristo, Xhezair Zaganjori, Petrit Plloçi, Sokol Sadushi, Sokol Berberi, Admir Thanza, Vitore Tusha,     anëtarë, me sekretare Blerina Çinari, në datat ­­­01.03.2011 dhe 23.03.2011, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore me dyer të hapura çështjen nr. 2, 7 Akti, që i përket:

KËRKUES: SHOQATA KOMBËTARE E TË SHPRONËSUARVE “PRONËSI ME DREJTËSI”, përfaqësuar nga avokatët Agim Tartari dhe Spiro Dodbiba, me prokurë

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, përfaqësuar nga Njazi Jaho dhe Etilda Gjonaj, me autorizim

 

SUBJEKTE TË INTERESUARA:

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, përfaqësuar nga Lulzim Lelçaj, me autorizim

KËSHILLI I MINISTRAVE, përfaqësuar nga Marsida Xhaferllari, me autorizim

DEPUTETI I KUVENDIT TË SHQIPËRISË, Enkelejd Alibeaj

AVOKATURA E SHTETIT, përfaqësuar nga Oltion Toro, me autorizim

 

OBJEKTI:  1. Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i ligjit nr.10308, datë 22.07.2010 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës, i ndryshuar”

2. Pezullimi i zbatimit të ligjit deri në përfundim të shqyrtimit të kërkesës nga Gjykata Kushtetuese.

BAZA LIGJORE:    Nenet 4/1, 7, 15, 17, 41, 42/1, 131/a, 134/1/f të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni 45, 49/2, 50, 52/2 të Ligjit 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” dhe neni 6/1 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Shkarko file-in e bashkëngjitur: vend.4311