NJ O F T I M PËR LËVRIMIN E KËSTIT TË RADHËS PËR SUBJEKTET, QË KANË PËRFITUAR KOMPENSIM FINANCIAR, ME KËRKESË TË VEÇANTË, GJATË VITEVE 2020-2023

NJ O F T I M

PËR LËVRIMIN E KËSTIT TË RADHËS PËR SUBJEKTET,

QË KANË PËRFITUAR KOMPENSIM FINANCIAR, ME KËRKESË TË VEÇANTË, GJATË VITEVE 2020-2023

Në zbatim të detyrimeve ligjore të përcaktuara në nenin 17 të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” të ndryshuar dhe në Kreun IV, pika 23, të VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar, Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se, në fillim të vitit buxhetor 2024, ka përfunduar procedurat për lëvrimin e këstit të radhës për 74 (shtatëdhjetë e katër) vendime të subjekteve të shpronësuara, që kanë përfituar kompensim financiar, me kërkesë të veçantë, gjatë viteve 2020-2023, nga të cilët:

  • për 64 (gjashtëdhjetë e katër) vendime, subjektet përfitojnë këstin e pestë,
  • për 6 (gjashtë) vendime, subjektet përfitojnë këstin e katërt,
  • për 4 (katër) vendime, subjektet përfitojnë këstin e dytë.

Vlera totale e fondit, të vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që do të lëvrohet menjëherë në fillim të vitit buxhetor 2024, si këst i radhës për 74 (shtatëdhjetë e katër) vendimet e subjekteve përfitues, është 219,410,760.86 (dyqind e nëntëmbëdhjetë milion e katërqind e dhjetë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë pikë tetëdhjetë e gjashtë) lekë.

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

 

DREJTOR I PËRGJITHSHËM

    Geraldo DURDAJ

Lista e Përfituesve (Kliko Këtu)