NJ O F T I M
PËR SHPËRNDARJE FONDI FIZIK DHE FINANCIAR PËR KOMPENSIMIN E PRONAVE
Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se, më datë 30/07/2024, ka përfunduar procesin e shqyrtimit administrativ të disa aplikimeve për kompensim 100% financiar, me kërkesë të veçantë, si dhe aplikimeve për kompensim financiar e fizik, të paraqitura nga subjektet e interesuar, të cilët diponojnë vendime përfundimtare që u kanë njohur të drejtën e kompensimit të pronës.
Procesi i shqyrtimit administrativ të këtyre kërkesave/aplikimeve dhe i shpërndarjes së fondit financiar të kompensimit që ato përfitojnë, bazohet në ligjin nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” të ndryshuar, si dhe VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar, si dhe në VKM nr. 221, datë 23.03.2016 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronës”.
Aktualisht ka përfunduar shqyrtimi administrativ i 13 (trembëdhjetë) aplikimeve për kompensim, nga të cilat :
- Për 2 (dy) aplikime për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave/aplikimeve, pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në nenin 17, pika 2, të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar, në Kreun IV të VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.
Fondi financiar, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të 2 (dy) aplikimeve sipas kërkesave të tyre, është në vlerën 266,039.21 (dyqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e tridhjetë e nëntë pikë njëzet e një) lekë, të cilat do të lëvrohen menjëherë në llogaritë bankare të subjekteve përfitues si këst i pare, ndërsa pjesa tjetër do të lëvrohet me këste çdo fillim viti buxhetor, bazuar në mënyrën e përfitimit të kompensimit, për të cilën kanë aplikuar subjektet.
Njëkohësisht bëjmë me dije se, nga përfundimi i trajtimit të këtyre dy (dy) aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, Buxhetit të Shtetit i kursehet në total një fond në vlerën 1,995,294.09 ( një milion e nëntëqind e nëntëdhjetë e pesë mijë e dyqind e nëntëdhjetë e katër pikë zero nëntë) lekë.
- Për 6 (gjashtë) aplikime për kompensim 100% financiar, ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave/aplikimeve, pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në kërkesat e ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar, dhe kriteret e përcaktuara në Kreun III, pikat 16/6 gërma “c”, 16/7 dhe 21/1 të VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.
Fondi financiar, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të 6 (gjashtë) aplikimeve sipas kërkesave të tyre, është në vlerën 5,601,934.65 (pesë milion e gjashtëqind e një mijë e nëntëqind e tridhjetë e katër pikë gjashtëdhjetë e pesë) lekë, të cilat do të lëvrohen menjëherë në llogaritë bankare të subjekteve përfitues
Me lëvrimin e fondit financiar, përfundon dhe procesi i kompensimit për gjashtë vendimet objekt i këtyre aplikimeve.
- Për dy 3 (tre) aplikime ATP ka miratuar me vendim pranimin e kërkesës dhe kompensimin financiar e fizik, në përputhje me kriteret e përcaktuara në kërkesat e ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar, dhe kriteret e përcaktuara në Kreun III, pikat 16/6 gërma “b”, 16/7 si dhe pikën 6 të KREUT I të VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.
Fondi financiar, në masën 20% të vlerës së sipërfaqeve të trajtuara, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë për subjektin përfitues të 3 (tre) aplikimeve sipas kërkesës së paraqitur nga subjekti, është në vlerën 13,546,213.60 (trembëdhjetë milion e pesëqind e dyzet e gjashtë mijë e dyqind e trembëdhjetë pikë gjashtëdhjetë) lekë, i cili do lëvrohet në llogarinë përkatëse bankare të subjektit kërkues.
Fondi fizik nga fondi i ATP-së që i kompensohet subjekteve në masën 80% të vlerës së sipërfaqeve të trajtuara është 382,052.62 m² tokë bujqësore e ndodhur në zonën kadastrale nr. 1886, Njësia Administrative Pojan, Qyteti Maliq, Rrethi Korçë, me nr. pasurie 3, në zonën kadastrale nr. 3897, Njësia Administrative Libonik, Qyteti Maliq, Rrethi Korçë, si dhe në zonën kadastrale nr. 1200, Njësia Administrative Dimal, Rrethi Berat, me nr. Pasurie 433//1.
Me lëvrimin e fondit financiar, dhe shpërndarjen e fondit fizik përfundon dhe procesi i kompensimit të tre vendimeve objekt i këtyre aplikimeve.
Për 2 (dy) aplikime ATP ka dalë me vendim për “Përfundimin e procedimit administrativ“ referuar kërkesave të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar dhe VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar
Procesi i shqyrtimit administrativ të këtyre kërkesave/aplikimeve, bazohet në nenin 26, pika të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” të ndryshuar,” si dhe në nenet 90-95 të Kreut të XI të Ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”..
Të dhënat në lidhje me vendimet e subjekteve të shpronësuara që përfitojnë dhe përfaqësuesit me prokurë të tyre, jepen në listat bashkëlidhur këtij njoftimi.
Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se kësti përkatës për secilin përfitues do të jetë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.
DREJTOR I PËRGJITHSHËM
ERION ÇAKA