NJ O F T I M PËR SHPËRNDARJE FONDI FIZIK DHE FINANCIAR PËR KOMPENSIMIN E PRONAVE

NJ O F T I M

PËR SHPËRNDARJE FONDI FIZIK DHE FINANCIAR PËR KOMPENSIMIN E PRONAVE

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se, më datë 26.11.2024, ka përfunduar procesin e shqyrtimit administrativ të disa aplikimeve për kompensim 100% financiar, dhe me kërkesë të veçantë, të paraqitura nga subjektet e interesuar, të cilët disponojnë vendime përfundimtare që u kanë njohur të drejtën e kompensimit të pronës.

Procesi i shqyrtimit administrativ të këtyre kërkesave/aplikimeve dhe i shpërndarjes së fondit financiar të kompensimit që ato përfitojnë, bazohet në ligjin nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” të ndryshuar, si dhe VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar, si dhe në VKM nr. 221, datë 23.03.2016 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronës”.

Aktualisht ka përfunduar shqyrtimi administrative i 19(nëntëmbëdhjetë), aplikimeve për kompensim, nga të cilat:

  • Për 6 (gjashtë) aplikime për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave/aplikimeve, pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në nenin 17, pika 2, të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar, në Kreun IV të VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.

Fondi financiar, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të 6 (gjashtë) aplikimeve sipas kërkesave të tyre, është në vlerën 34,051,050.73 (tridhjetë e katër milion e pesëdhjetë e një mijë e pesëdhjetë pikë shtatëdhjetë e tre) lekë, të cilat do të lëvrohen menjëherë në llogaritë bankare të subjekteve përfitues si këst i pare, ndërsa pjesa tjetër do të lëvrohet me këste çdo fillim viti buxhetor, bazuar në mënyrën e përfitimit të kompensimit, për të cilën kanë aplikuar subjektet.

Njëkohësisht bëjmë me dije se, nga përfundimi i trajtimit të këtyre 6 (gjashtë) aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, Buxhetit të Shtetit i kursehet në total një fond në vlerën 256,923,167.48 (dyqind e pesëdhjetë e gjashtë milion e nëntëqind e njëzet e tre mijë e njëqind e gjashtëdhjetë  e shtatë pikë dyzet e tetë) lekë.

  • Për 10 (dhjetë) aplikime për kompensim 100% financiar, ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave/aplikimeve, pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në kërkesat e ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar, dhe kriteret e përcaktuara në Kreun III, pikat 16/6 gërma “c”, 16/7 dhe 21/1 të VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.

Fondi financiar, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të 4 (katër) aplikimeve sipas kërkesave të tyre, është në vlerën 7,416,464.83  (shtatë milion e katërqind e gjashtëmbëdhjetë mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e katër pikë tetëdhjetë e tre) lekë, të cilat do të lëvrohen menjëherë në llogaritë bankare të subjekteve përfitues.

  • Për 1 (një) aplikim për kompensim financiar dhe fizik, ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtij kërkesave/aplikimi, pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në nenin 17, pika 2, të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar, si dhe të Kreut III, pikat 16/6 dhe 16/7 të VKM-së nr.223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.

Vlera e fondit financiar që do të lëvrohet në favor të subjekteve përfituese të këtyre 1 (një) aplikimi është në vlerën 1,955,494.80 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë e pesë mijë e katërqind e nentëdhjetë e katër pikë tetëdhjetë) lekë, fond i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, sipas listës bashkëlidhur këtij urdhëri.

Fondi fizik  nga fondi i ATP-së që i kompensohet subjekteve në masën 80% të vlerës së sipërfaqeve të trajtuara është 78,219.792 m² tokë bujqësore e ndodhur në zonën kadastrale nr. 3819, Njësia Administrative Voskopojë, Qarku Korçë,

 

  • Për 2 (dy) aplikimeATP ka dalë me vendim për “Përfundimin e procedimit administrativ“referuar kërkesave të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar dhe VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar

 

Procesi i shqyrtimit administrativ të këtyre kërkesave/aplikimeve, bazohet në nenin 26, pika të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” të ndryshuar,” si dhe në nenet 90-95 të Kreut të XI të Ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.

Të dhënat në lidhje me vendimet e subjekteve të shpronësuara që përfitojnë dhe përfaqësuesit me prokurë të tyre, jepen në listat bashkëlidhur këtij njoftimi.

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se kësti përkatës për secilin përfitues do të jetë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

 

DREJTOR I PËRGJITHSHËM

                 ERION ÇAKA

 

Lista e përfituesve