NJ O F T I M
PËR LËVRIMIN E KËSTIT TË RADHËS PËR SUBJEKTET,
QË KANË PËRFITUAR KOMPENSIM FINANCIAR, ME KËRKESË TË VEÇANTË, GJATË VITEVE 2021-2025
Në zbatim të detyrimeve ligjore të përcaktuara në nenin 17 të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” të ndryshuar dhe në Kreun IV, pika 23, të VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar, Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se, në fillim të vitit buxhetor 2025, ka përfunduar procedurat për lëvrimin e këstit të radhës për 32 (tridhjetë e dy) vendime të subjekteve të shpronësuara, që kanë përfituar kompensim financiar, me kërkesë të veçantë, gjatë viteve 2021-2025, nga të cilët:
- për 6 (gjashtë) vendime, subjektet përfitojnë këstin e pestë,
- për 4 (katër) vendime, subjektet përfitojnë këstin e tretë,
- për 22 (njëzet e dy) vendime, subjektet përfitojnë këstin e dytë.
Vlera totale e fondit, të vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që do të lëvrohet menjëherë në fillim të vitit buxhetor 2025, si këst i radhës për për 32 (tridhjetë e dy) vendimet e subjekteve përfitues, është 162,056,379.76 (njëqind e gjashtëdhjetë e dy milion e pesëdhjetë e gjashtë mijë e treqind e shtatëdhjetë e nëntë pikë shtatëdhjetë e gjashtë) lekë.
Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.
DREJTOR I PËRGJITHSHËM
ERION ÇAKA