NJ O F T I M
PËR SHPËRNDARJE FONDIT FINANCIAR E FIZIK TË PRONAVE
Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se, më datë 09 / 04 / 2025, ka përfunduar procesin e shqyrtimit administrativ të 31 ( tridhjetë e një) aplikimeve për kompensim sipas formave të parashikuara në ligjin nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” të ndryshuar, VKM nr. 223, datë 23.03.2016, të ndryshuar, të paraqitura nga subjektet e interesuar, të cilët disponojnë vendime përfundimtare që u kanë njohur të drejtën e kompensimit të pronës.
Procesi i shqyrtimit administrativ të këtyre kërkesave/aplikimeve dhe i shpërndarjes së fondit fizik e financiar të kompensimit që përfitohet, bazohet në nenin 16, nenin 8, nenin 18, të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” të ndryshuar, në Kreun III, pikat 16/6, gërma “b”, 16/7 të VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar, si dhe në VKM nr. 221, datë 23.03.2016 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronës”.
Aktualisht ka përfunduar shqyrtimi administrativ i 31 (tridhjetë e një) aplikimeve për kompensim, nga të cilat:
- Për 12 (dymbëdhjetë) aplikime për kompensim 100% financiar, ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave/aplikimeve, pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në kërkesat e ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar, dhe kriteret e përcaktuara në Kreun III, të VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.
Fondi financiar, në masën 100% të vlerës së sipërfaqeve të trajtuara me këto vendime, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë për subjektet përfituese të 12 (dymbëdhjetë) aplikimeve sipas kërkesave të paraqitura nga subjektet, është në vlerën 8,786,202.96 (tetë milion e shtatëqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë e dyqind e dy pikë nëntëdhjetë e gjashtë) lekë, që do lëvrohen në llogaritëë përkatëse bankare të subjekteve kërkues.
Për sipërfaqen me mbivendosje ATP ka vendosur depozitimin e vlerës prej 236,645.64 (dyqind e tridhjetë e gjashtë mijë e gjashtëqind e dyzet e pesë pikë gjashtëdhjetë e katër) lekë që i përket sipërfaqeve të mbivendosura, në një llogari të veçantë bankare, e cila, pas zgjidhjes përfundimtare të mbivendosjes, i paguhet subjektit në favor të të cilit është zgjidhur çështja.
Me lëvrimin e fondit financiar, përfundon dhe procesi i kompensimit për këto vendime, sa i takon sipërfaqeve pa mbivendosje.
- Për 6 (gjashtë) aplikime për kompensimi financiar e fizik nga fondi i tokës, ATP ka miratuar me vendim pranimin e kërkesave pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje me kriteret e përcaktuara në kërkesat e ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar, dhe kriteret e përcaktuara në VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.
Fondi financiar, në masën 20% të vlerës së sipërfaqes së trajtuar, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë për subjektet përfituese të 6 (gjashtë) aplikimeve sipas kërkesave të paraqitura nga subjektet është në vlerën 14,441,135.27 (katërmbëdhjetë milion e katërqind e dyzet e një mijë e njëqind e tridhjetë e pesë pikë njëzet e shtatë) lekë, që do lëvrohen në llogaritëë përkatëse bankare të subjekteve kërkues.
Fondi fizik nga fondi i ATP-së që i kompensohet subjektit në masën 80% të vlerës së sipërfaqeve së trajtuara është 319,219.46 m² tokë bujqësore në një vlerë prej 57,924,321.71 (pesëdhjetë e shtatë milion e nëntëqind e njëzet e katër mijë e treqind e njëzet e një pikë shtatëdhjetë e një) lekë.
Me lëvrimin e fondit financiar, dhe shpërndarjen e fondit fizik përfundon dhe procesi i kompensimit për këto vendime.
- Për 9 (nëntë) aplikime për kompensim me kërkesë të veçantë ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave/aplikimeve, pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në nenin 17, pika 2, të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar, në Kreun IV të VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.
Fondi financiar, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të 9 (nëntë) aplikimeve sipas kërkesave të tyre, është në vlerën 148,440,792.52 (njëqind e dyzet e tetë million e katërqind e dyzet mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e dy pikë pesëdhjetë e dy) lekë, nga të cilat 29,688,158.5 (njëzet e nëntë milion e gjashtëqind e tetëdhjetë e tetë mijë e njëqind e pesëdhjetë e tetë pikë pesë) lekë do të lëvrohen menjëherë si këst i parë, ndërsa pjesa tjetër do të lëvrohet me këste çdo fillim viti buxhetor, bazuar në mënyrën e përfitimit të kompensimit për të cilën ka aplikuar subjekti.
Për sipërfaqen me mbivendosje ATP ka vendosur depozitimin e vlerës prej 66,064,918.5 (gjashtëdhjetë e gjashtë milion e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind e tetëmbëdhjetë pikë pesë) që i përket sipërfaqes së mbivendosur në një llogari të veçantë bankare, e cila, pas zgjidhjes përfundimtare të mbivendosjes, i paguhet subjektit në favor të të cilit është zgjidhur çështja.
Njëkohësisht bëjmë me dije se, nga përfundimi i trajtimit të këtyre 9 (tre) aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, Buxhetit të Shtetit i kursehet në total një fond në vlerën 288,726,107.28 (dyqind e tetëdhjetë e tetë million e shtatëqind e njëzet e gjashtë mijë e njëqind e shtatë pikë njëzet e tetë) lekë.
Me lëvrimin e pesë kësteve për këto vaplikime, përfundon dhe procesi i kompensimit për këto vendime sa i takon sipërfaqeve pa mbivendosje.
Për 4 (katër) aplikime ATP ka dalë me vendim për “Përfundimin e procedimit administrativ“ referuar kërkesave të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar dhe VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar
Procesi i shqyrtimit administrativ të këtyre kërkesave/aplikimeve, bazohet në nenin 26, pika të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” të ndryshuar,” si dhe në nenet 90-95 të Kreut të XI të Ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”..
Të dhënat në lidhje me vendimet e subjekteve të shpronësuara që përfitojnë dhe përfaqësuesit me prokurë të tyre, jepen në listat bashkëlidhur këtij njoftimi.
Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlera financiare e miratuar do të jetë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.
DREJTOR I PËRGJITHSHËM
Erion ÇAKA