NJ O F T I M
PËR SHPËRNDARJE FONDI FIZIK DHE FINANCIAR PËR KOMPENSIMIN E PRONAVE,
Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se, më datë 19.06.2025, ka përfunduar procesin e shqyrtimit administrativ të disa aplikimeve për kompensim 100% financiar, me kërkesë të veçantë, si dhe aplikimeve për kompensim financiar e fizik, të paraqitura nga subjektet e interesuar, të cilët diponojnë vendime përfundimtare që u kanë njohur të drejtën e kompensimit të pronës.
Procesi i shqyrtimit administrativ të këtyre kërkesave/aplikimeve dhe i shpërndarjes së fondit financiar të kompensimit që ato përfitojnë, bazohet në ligjin nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” të ndryshuar, si dhe VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar, si dhe në VKM nr. 221, datë 23.03.2016 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronës”.
Aktualisht ka përfunduar shqyrtimi administrativ i 25 (njëzet e pesë) aplikimeve për kompensim, nga të cilat :
- Për 8 (tetë) aplikime për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave/aplikimeve, pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në nenin 17, pika 2, të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar, në Kreun IV të VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.
Fondi financiar, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të 8 (tetë) aplikimeve sipas kërkesave të tyre, është në vlerën 26 395 995,54 (njëzet e gjashtë million e treqind e nëntëdhjetë e pesë mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e pesë presje pesëdhjetë e katër) lekë, të cilat do të lëvrohen menjëherë në llogaritë bankare të subjekteve përfitues si këst i pare, ndërsa pjesa tjetër do të lëvrohet me këste çdo fillim viti buxhetor, bazuar në mënyrën e përfitimit të kompensimit, për të cilën kanë aplikuar subjektet.
Njëkohësisht bëjmë me dije se, nga përfundimi i trajtimit të këtyre 8 (tetë) aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, Buxhetit të Shtetit i kursehet në total një fond në vlerën 198 673 141,02 (njëqind e nëntëdhjetë e tetë million e gjashtëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e njëqind e dyzet e një presje zero dy) lekë.
- Për 13 (trembëdhjetë) aplikime për kompensim 100% financiar, ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave/aplikimeve, pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në kërkesat e ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar, dhe kriteret e përcaktuara në Kreun III, pikat 16/6 gërma “c”, 16/7 dhe 21/1 të VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.
Fondi financiar, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të 13 (trembëdhjetë) aplikimeve sipas kërkesave të tyre, është në vlerën 10 563 387,91 (dhjetë milion e pesëqind e gjashtëdhjetë e tre mijë e treqind e tetëdhjetë e shtatë presje nëntëdhjetë e një) lekë, të cilat do të lëvrohen menjëherë në llogaritë bankare të subjekteve përfitues.
Me lëvrimin e fondit financiar, përfundon dhe procesi i kompensimit për 13 vendimet objekt i këtyre aplikimeve.
- Për 2 (dy) aplikime ATP ka miratuar me vendim pranimin e kërkesës dhe kompensimin financiar e fizik, në përputhje me kriteret e përcaktuara në kërkesat e ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar, dhe kriteret e përcaktuara në Kreun III, pikat 16/6 gërma “b”, 16/7 si dhe pikën 6 të KREUT I të VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.
Fondi financiar, në masën 20% të vlerës së sipërfaqeve të trajtuara, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë për subjektin përfitues të 2 (dy) aplikimeve sipas kërkesës së paraqitur nga subjekti, është në vlerën 9 872 139,47 (nëntë milion e tetëqind e shtatëdhjetë e dy mijë e njëqind e tridhjetë e nëntë presje dyzet e shtatë) lekë, i cili do lëvrohet në llogarinë përkatëse bankare të subjektit kërkues.
Fondi fizik nga fondi i ATP-së që i kompensohet subjekteve në masën 80% të vlerës së sipërfaqeve të trajtuara është 387 258.81 m² tokë bujqësore.
Me lëvrimin e fondit financiar, dhe shpërndarjen e fondit fizik përfundon dhe procesi i kompensimit të dy vendimeve objekt i këtyre aplikimeve.
Për 2 (dy) aplikime ATP ka dalë me vendim për “Përfundimin e procedimit administrativ“ referuar kërkesave të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar dhe VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.
Procesi i shqyrtimit administrativ të këtyre kërkesave/aplikimeve, bazohet në nenin 26, pika të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” të ndryshuar,” si dhe në nenet 90-95 të Kreut të XI të Ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.
Të dhënat në lidhje me vendimet e subjekteve të shpronësuara që përfitojnë dhe përfaqësuesit me prokurë të tyre, jepen në listat bashkëlidhur këtij njoftimi.
Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se kësti përkatës për secilin përfitues do të jetë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.
DREJTOR I PËRGJITHSHËM
ERION ÇAKA