NJ O F T I M
PËR SHPËRNDARJE FONDIT FINANCIAR E FIZIK TË PRONAVE
Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se, më datë 11/ 07 / 2025, ka përfunduar procesin e shqyrtimit administrativ të 6 (gjashtë) aplikimeve për kompensim sipas formave të parashikuara në ligjin nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” të ndryshuar, VKM nr. 223, datë 23.03.2016, të ndryshuar, të paraqitura nga subjektet e interesuar, të cilët disponojnë vendime përfundimtare që u kanë njohur të drejtën e kompensimit të pronës.
Procesi i shqyrtimit administrativ të këtyre kërkesave/aplikimeve dhe i shpërndarjes së fondit fizik e financiar të kompensimit që përfitohet, bazohet në nenin 16, nenin 8, nenin 18, të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” të ndryshuar, në Kreun III, pikat 16/6, gërma “b”, 16/7 të VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar, si dhe në VKM nr. 221, datë 23.03.2016 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronës”.
Aktualisht ka përfunduar shqyrtimi administrativ i 6 (gjashtë) aplikimeve për kompensim, nga të cilat:
- Për 1 (një) aplikim për kompensim 100% financiar, ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtsaj kërkese/aplikimi, pasi ka rezultuar të jetë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në kërkesat e ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar, dhe kriteret e përcaktuara në Kreun III, të VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.
Fondi financiar, në masën 100% të vlerës së sipërfaqes së trajtuara me këtë vendime, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë për subjektin përfitues të këtij aplikimi sipas kërkesës së paraqitura nga subjekti, është në vlerën është 1, 451,290 (një milion e katërqind e pesëdhjetë e një mijë e dyqind e nëntëdhjetë) lekë,që do lëvrohet në llogarinë përkatëse bankare të subjektit kërkues.
Me lëvrimin e fondit financiar, përfundon dhe procesi i kompensimit për këtë vendim.
- Për 1 (një) aplikim për kompensimi financiar e fizik nga fondi i tokës, ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtsaj kërkese/aplikimi, pasi ka rezultuar të jetë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në kërkesat e ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar, dhe kriteret e përcaktuara në Kreun III, të VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.
Fondi financiar, në masën 20% të vlerës së sipërfaqes së trajtuar, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë për subjektin përfituese të këtij aplikimi sipas kërkesës së paraqitur nga subjekti është në vlerën 2,631, 881.7 (dy milion e gjashtëqind e tridhjetë e një mijë e tetëqind e tetëdhjetë e një pikë shtatë) lekë, që do lëvrohet në llogarinë përkatëse bankare të subjektit kërkues.
Fondi fizik nga fondi i ATP-së që i kompensohet subjektit në masën 80% të vlerës së sipërfaqes së trajtuar është 80,664.32 m² tokë bujqësore në një vlerë prej 10,527,526.8 ( dhjetë milion pesëqind e njëzet e shtatë mijë e pesëqind e njëzet e gjashtë pikë tetë ) lekë.
Me lëvrimin e fondit financiar, dhe shpërndarjen e fondit fizik përfundon dhe procesi i kompensimit për këtë vendim.
- Për 4 (katër) aplikime për kompensim me kërkesë të veçantë ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave/aplikimeve, pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në nenin 17, pika 2, të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar, në Kreun IV të VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.
Fondi financiar, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të 4 (katër) aplikimeve sipas kërkesave të tyre, është në vlerën 102,842,941.6 (njëqind e dy milion e tetëqind e dyzet e dy mijë e nëntëqind e dyzet e një pikë gjashtë) lekë, nga të cilat 20,568,588.32 (njëzet milion e pesëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e pesëqind e tetëdhjetë e tetë pikë tridhjetë e dy) lekë do të lëvrohen menjëherë si këst i parë, ndërsa pjesa tjetër do të lëvrohet me këste çdo fillim viti buxhetor, bazuar në mënyrën e përfitimit të kompensimit për të cilën kanë aplikuar subjektet.
Për sipërfaqen me mbivendosje ATP ka vendosur depozitimin e vlerës prej 1,027,752 (një milion e njëzet e shtatë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e dy) lekë që i përket sipërfaqes së mbivendosur në një llogari të veçantë bankare, e cila, pas zgjidhjes përfundimtare të mbivendosjes, i paguhet subjektit në favor të të cilit është zgjidhur çështja.
Njëkohësisht bëjmë me dije se, nga përfundimi i trajtimit të këtyre 4 (katër) aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, Buxhetit të Shtetit i kursehet në total një fond në vlerën 155, 292,164.4 (njëqind e pesëdhjetë e pesë milion e dyqind e nëntëdhjetë e dy mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e katër pikë katër) lekë.
Me lëvrimin e pesë kësteve për këto vaplikime, përfundon dhe procesi i kompensimit për këto vendime sa i takon sipërfaqeve pa mbivendosje.
Të dhënat në lidhje me vendimet e subjekteve të shpronësuara që përfitojnë dhe përfaqësuesit me prokurë të tyre, jepen në listat bashkëlidhur këtij njoftimi.
Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlera financiare e miratuar do të jetë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.
DREJTOR I PËRGJITHSHËM
Erion ÇAKA