NJ O F T I M
PËR LËVRIMIN E KËSTIT TË RADHËS PËR SUBJEKTET,
QË KANË PËRFITUAR KOMPENSIM FINANCIAR, ME KËRKESË TË VEÇANTË, GJATË VITEVE 2023-2025
Në zbatim të detyrimeve ligjore të përcaktuara në nenin 17 të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” dhe në Kreun IV, pika 23, të VKM nr.223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar, Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se, në fillim të vitit buxhetor 2026, ka përfunduar procedurat për lëvrimin e këstit të radhës për 53 (pesëdhjetë e tre) vendime të subjekteve të shpronësuara, që kanë përfituar kompensim financiar, me kërkesë të veçantë, gjatë viteve 2023-2025, nga të cilët:
- për 4 (katër) vendime, subjektet përfitojnë këstin e katërt,
- për 22 (njëzet e dy) vendime, subjektet përfitojnë këstin e tretë,
- për 27 (njëzet e shtatë) vendime, subjektet përfitojnë këstin e dytë,
Vlera totale e fondit, të vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që do të lëvrohet menjëherë në fillim të vitit buxhetor 2026, si këst i radhës për 53 (pesëdhjetë e tre) vendimet e subjekteve përfitues, është 201 444 745,28 (dyqind e një milion e katërqind e dyzet e katër mijë e shtatëqind e dyzet e pesë presje njëzet e tetë) lekë.
Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.
NË MUNGESË DHE ME URDHËR
ZV.DREJTOR I PËRGJITHSHËM
Benard PALAJ



