Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave pret përfaqësuesit nga Këshilli i Evropës për projektin HORIZONTAL FACILITY
Sot, në Agjencinë e Trajtimit të Pronave u zhvillua takimi me përfaqësuesit nga Këshilli i Evropes, kryetaren e zyrës në Tirane, Znj. Jutta Gutzkow, Oficeren e Lartë znj. Marjana Papa dhe Znj. Fanny Svensen.
Biseda u përqëndrua rreth projektit Horizontal Facility për “Mbështetjen e mjeteve të brendshme efektive dhe zbatimit të vendimeve gjyqësore dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve të GjEDNj-së”. Projekti, i mbeshtetur nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, pas përfundimit të fazes së pare 2016 – 2019 vijon fazen e dyte për periudhën 2019-2022. Në takim u diskutua zgjatja e projektit dhe asistenca për ATP-në për funksionimin efektiv të mekanizmit të ri te ligjit 133/2015 për kompensimin dhe kthimin e pronës.