Konsultë Juridike
Në mbështetje të ligjit nr. 111/2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”, dhënia e ndihmës Juridike falas nga shteti është shërbimi juridik parësor dhe dytësor për personat që përmbushin kriteret e këtij ligji dhe janë shtresa më vunerabël e shoqërise.
Për këtë qellim, Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Fondacionin “Soros” ka garantuar aksesin e qytetarëve për ndihmë juridike falas ndërmjet platformës Juristionline.al dhe numrit të gjelbër 08001010, në të cilin kanë akses të gjithë qytetarët për shërbime të ndihmës juridike.