NJ O F T I M PËR LËVRIMIN E KËSTIT TË RADHËS PËR SUBJEKTET, QË KANË PËRFITUAR KOMPENSIM FINANCIAR, ME KËRKESË TË VEÇANTË, GJATË VITEVE 2019-2022

NJ O F T I M

PËR LËVRIMIN E KËSTIT TË RADHËS PËR SUBJEKTET,

QË KANË PËRFITUAR KOMPENSIM FINANCIAR, ME KËRKESË TË VEÇANTË, GJATË VITEVE 2019-2022

Në zbatim të detyrimeve ligjore të përcaktuara në nenin 17 të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” dhe në Kreun IV, pika 23, të VKM nr.223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar, Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se, në fillim të vitit buxhetor 2023, ka përfunduar procedurat për lëvrimin e këstit të radhës për 147 (njëqind e dyzet e shtatë) vendime të subjekteve të shpronësuara, që kanë përfituar kompensim financiar, me kërkesë të veçantë, gjatë viteve 2019-2022, nga të cilët:

 

  • për 75 (shtatëdhjetë e pesë) vendime, subjektet përfitojnë këstin e pestë,
  • për 66 (gjashtëdhjetë e gjashtë) vendime, subjektet përfitojnë këstin e katërt,
  • për 6 (gjashtë) vendime, subjektet përfitojnë këstin e tretë,

 

Vlera totale e fondit, të vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që do të lëvrohet menjëherë në fillim të vitit buxhetor 2022, si këst i radhës për 147 (njëqind e dyzet e shtatë) vendimet e subjekteve përfitues, është 437 287 601,77 (katërqind e tridhjetë e shtatë  milion e dyqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind e një presje shtatëdhjetë e shtatë) lekë.

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

 

 DREJTOR I PËRGJITHSHËM

       Geraldo DURDAJ

 

Lista e përfituesve