Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njofton se, më datë 11/03/2015, ka përfunduar procesi i shqyrtimit të kërkesave të pronarëve pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale dhe që përfitojnë kompensimin apo shpërblimin e saj me këstin e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt, në masën prej 57% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave.
Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarjes së fondit të kompensimit është bazuar në ligjin
nr.9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar,
ligjin nr.10239, datë 25.02.2010 “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”, në Vendimin e
Këshillit të Ministrave nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të
kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet
informale”, i ndryshuar, dhe në vendimet përkatës të Këshillit të Ministrave, në të cilët është përcaktuar
masa e shpërblimit për secilin pronar.
Në përfundim të këtij procesi, kësti i parë, i dytë, i tretë dhe i katërt (57%) është shpërndarë për
34 (tridhjetë e katër) kërkesa, të depozituara në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në
shumën e përgjithshme prej 62.242.107.91 (gjashtëdhjetë e dy milion e dyqind e dyzet e dy mijë e
njëqind e shtatë pikë nëntëdhjetë e një) lekë. Të dhënat në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi
gjeneralitetet e subjekteve përfitues jepen në listën që shoqëron këtë njoftim për shtyp.
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për
secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre bankare në ditët e para të javës në vazhdim.
Drejtor i Përgjithshëm
Sonila QATO