I nderuar Z. Ministër
Të nderuar kolegë dhe përfaqësues të mediave
Duke vlerësuar rolin e rëndësishem të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave në stabilizimin e rregjimit juridik të pronave në vendin tonë;
si bazë për zhvillimin ekonomik dhe strategjik të vendit;
AKKP në muajin tetor të vitit 2013
ka marrë përsipër të jetë hallkë e rëndësishme e procesit për një prej 6 prioriteve të kësaj Qeverie.
Regjistri Themeltar i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave te cilin po jua prezantojmë sot;
është jo vetëm një realizim i objektivave të marra përsipër nga AKKP per 300 ditëshin e parë te qeverisjes;
por është edhe hapi i parë i realizimit të planit të veprimit te miratuar nga Këshilli I Ministrave në muajin prill 2014;
dhe prezantuar me sukses para Komitetit te Ministrave te Këshillit të Evropës – si masa konkrete të qeverisë shqiptare në zgjidhjen e kësaj gangrene 20 vjeçare në fushën e pronave.
Gjendja e AKKP, të vetmit Institucion i cili trajton të drejtat e pronarëve në cështjet e kthimit dhe kompensimit të pronave në muajin tetor 2013; ka qenë edhe pikënisja e punës intensive e stafit të kësaj agjencie për realizimin e detyrimeve të marra përsipër përpara pronarëve.
U konstatua, ashtu sikurse edhe Ju mediat e keni prezantuar, një ambient ku administratorët e mëparshëm e kanë quajtur Arkivë por, që nuk plotësonte kushtet minimale të ruajtjes së dokumenteve dhe mbajtjes së informacionit sipas legjislacionit në fuqi.
-U konstatuan probleme të përditshme qytetarësh;
-Dosje që nuk gjendeshin në arkivë
-Dosje pa dokumentacion brenda,
-Dosje me dokumente të zhdukura
dhe qytetarë të lodhur nga kjo sorollatje 20 vjeçare.
Asnjë database e unifikuar për ruajtjen e të dhënave,
statistika të mbajtura në sirtar,
transparenca 0.
Muaji nëntor 2013 shënoi nismën e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të pronave për Krijimin e Regjistrit themeltar të kthimit dhe kompensimit të pronave në Shqipëri.
Stafi i Agjencisë u orientua drejt një kalendari pune të qartë për Identifikimin dhe regjistrimin e të gjitha dosjeve në institucion qoftë atyre të humbura në thonjëza, të mbyllura nëpër sirtar apo te lëna prej 8 vitesh pa shqyrtim në pseudo arkivën e institucionit.
Regjistri themeltar i vendimarrjes në kthim dhe kompensim të pronave regjistron të dhëna për:
Të gjtha dosjet e depozituara në arkivë dhe protokollet e tyre;
Qarku –rrethi- bashkia – komuna që këto dosje perfaqësojnë;
Subjekti i shpronësuar dhe kërkuesit e autorizuar prej tyre për aplikim përpara institucionit të kthimit dhe kompensimit te pronës;
Sipërfaqet e pretenduara në rastin e dosjeve pa shyrtim dhe
Sipërfaqet e kthyera dhe Sipërfaqet e kompensuara në rastet e dosjeve me vendime;
Llojin e pasurisë së pretenduar –njohur- kthyer dhe kompensuar;
Regjistrimin e të gjitha vendimeve të Komisioneve të Kthimit dhe Kompensimit – Zyrave Rajonale te Kthimit dhe kompensimit si dhe vendimeve të AKKP-së nga viti 1993 deri më sot;
Së fundmi Agjencia e kthimit dhe kompensimit të pronave ka marrë një vendim i cili është një detyrim ligjor i parealizuar deri më sot për të shmangur veprimet e kundërligjshme të realizuara deri para një viti.
Do të korrigjojmë qëndrimin e deritanishëm të Agjencisë duke i trajtuar të gjithë pronarët në menyrë të barabartë. Në muajin shtator Agjencia do të nxjerrë për shqyrtim nga Arkiva 5457 dosjet të cilat nuk shqyrtoheshin nga administrata.
Ne marrim përsipër përgjegjësinë për fillimin e shqyrtimit administrativ në menyrë të unifikuar të të gjitha dosjeve që presin një vendim. Ky akt do të realizojë pasqyrën e shtrirjes në territor të pretendimeve të pronarëve duke e çuar vendimarrjen drejt nje vendimarrje të unifikuar të drejtë dhe transparente për të gjithe. Tashmë objektivi ynë është të shkëputemi nga vlerësimi klientelist i këtyre dosjeve drejt nje vlerësimi të integruar me interesat publike të shtetit dhe të harmonizuar me kërkesat e pronarëve.
Ky do jetë fillimi i një reforme e cila do te mbyllë çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronave në Shqipëri në një kohë sa më të shkurtër.
Realizimi i rregjistrit themeltar të vendimarrjes u shoqërua nga skanimi dhe dixhitalizimi i plotë i të gjitha dosjeve te Arkives duke realizuar kështu një data bazë te integruar në të gjithe informacionin që ai mban.
Tashmë Agjencia ka miratuar rregulloren për krijimin administrimin dhe shërbimin e dokumentave që ruhen në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave duke vendosur rregulla të qarta mbi hyrjen dhe daljen në Arkivë. Të gjithë punonjësit e Agjencisë njihen në formë dixhitale me dokumentet e ruajtura ne Arkivë në formën e demonstruar nderkohë.
Gjithashtu përdoruesit e këtij regjistri realizojnë filtrimin e informacionit për çdo dosje që kanë në proces shyrtimi përmes këtij programi i cili po shfaqet në projektor;
I cili jep informacion sipas llojit të të dhënave që qytetari apo punonjësi disponon.
Ky regjistër elektronik dhe informacioni që ai mban është embrioni për fillimin e fazës së dytë të një pune intensive në vijim në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave;
Ambicia jonë është Krijimi i Regjistrit me rend kronologjik të vendimeve për kompensim nga viti 1993 deri në vijim.
Krijimi I këtij regjistri ka qenë një detyrim i hershëm I AKKP-së në zbatim të vendimit pilot të Gjykatës së Strasburgut të cilën Qeveria e mëparshme e premtoi për ta realizuar por nuk u angazhua asnjëherë për krijimin e tij.
Lista e rendit kronologjik të vendimeve të kompensimit do të nxjerrë për herë të parë pas 20 vjetësh faturën e kompensimit, mbi bazën e të cilës Qeveria do të realizojë formulën për zgjidhjen e këtij problemi dhe prezantimin përpara pronarëve të alternativave për kompensimin e tyre.
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronave ka marrë përsipër të dalë para publikut me një transparencë të plotë në zbardhjen e kësaj situate.
Regjistri do të bëhet publik në faqen zyrtare të Akkp sapo të finalizojmë informacionin që do te publikohet bazuar në ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale;
dhe do të perditesohet sa herë që pronarët nuk gjejnë emrin e tyre në këtë regjistër përmes një procedure të thjeshtë dhe transparente.
Pjesë e perditësimit të këtij regjistri mund të behet çdo pronar i cili në dorën e tij ka një vendim gjykate te cilin Akkp nuk e disponon, edhe pse gjej rastin të theksoj se Akkp ka nisur një proces komunikimi edhe me gjykatat me qëllim plotësimin e databases së të dhënave.
Kërkoj të falenderoj për bashkëpunimin e deritanishëm dhe në vijim të ZQRPP dhe zyrave vendore të saj dhe i inkurajoj për thellimin e këtij bashkëpunimi përmes së cilës zbardhet situata e fitimit te pronësisë për mes vendimeve të komisioneve apo zyrave administrative të kthimit të pronave në vite.
Duke ju falenderuar për vemendjen kam nderin që fjalen tja lë Ministrit të Drejtësisë duke e falenderuar edhe njëherë për të gjithë mbështetjen qe ai personalisht dhe strukturat e ministrisë kanë dhënë për Agjencinë e kthimit dhe kompensimit të pronave.