Për publikimin e listës së pronarëve, prona e të cilëve preket nga ndërtimet informale, që përfitojnë kompensim
Në mbështetje të Ligjit 9235, datë 29.07.2004, “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës”, të ndryshuar, të
pikës 11, të VKM nr.256, datë 13.04.2010 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së
Kthimit dhe Kompensimit të Pronave” dhe të pikës 9, paragrafi b, të VKM-së nr.383, datë 19.05.2010 “Për
përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të
paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, pas miratimit të
22 (njëzet e dy) kërkesave të subjekteve, me objekt kompensimin apo shpërblimin e pasurive, pronë
private, që preken nga ndërtimet informale,
Urdhëroj :
Publikimin e listës për 22 (njëzet e dy) kërkesa, të cilat përfitojnë nga kësti i parë, i dytë, i tretë dhe
i katërt i përcaktuar për kompensimin në të holla prej 57% të vlerës totale të miratuar me VKM-të
përkatëse, të pronave që preken nga ndërtimet informale. Lista është pjesë përbërëse dhe i
bashkëlidhet këtij urdhëri.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
Drejtor i Përgjithshëm
Sonila QATO
Shkarko file-in e bashkëngjitur: Lista_Aluizni_30-04-2015