NJ O F T I M P U B L I K PËR FILLIMIN E PROCEDURAVE PËR KOMPENSIMIN FINANCIAR TË PRONARËVE, TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, QË PREKEN NGA NDËRTIMET E LEGALIZUARA, SIPAS VKM-së NR. 117, DATË 2.03.2022

NJ O F T I M    P U B L I K

PËR FILLIMIN E PROCEDURAVE PËR KOMPENSIMIN FINANCIAR TË PRONARËVE, TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, QË PREKEN NGA NDËRTIMET E LEGALIZUARA, SIPAS VKM-së NR. 117, DATË 2.03.2022

 Në zbatim të VKM Nr. 383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton:

  • Fillimin e procesit të pranimit të kërkesave për kompensimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet e legalizuara, gjeneralitetet dhe të dhënat e të cilëve janë sipas VKM Nr. 117, datë 2.03.2022.
  • Procesi i pranimit të kërkesave të subjekteve përfituesve do të fillojë në datën 21.03.2022 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i kufizuar në kohë.
  • ATP fton të gjithë subjektet e interesuara, që në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit, Nr. 158 Prot., datë 25.11.2019 “Për marrjen e masave dhe rregullimin e dispozitave ligjore për aplikimin e shërbimeve vetëm online nga data 01.01.2020”, të aplikojnë online në portalin e-albania“Aplikim për kompensim në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale”, në linkun si më poshtë:

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=14280

Subjekti aplikues (subjekti përfitues/trashëgimtari ligjor/përfaqësuesi me prokurë), në momentin e aplikimit online, duhet të ngarkoj dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil;
  2. Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. (Në rastet kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, secili bashkëpronar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet. Në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronar apo të një pjese të tyre, për çdo kërkesë të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 (dymijë) lekë, pavarësisht se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshme);
  3. Vërtetimin origjinal të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare (IBAN), ku do të transferohet vlera financiare e përfituar;
  4. Fotokopjen e dokumentit të identifikimit;
  5. Mandat pagesën, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit në vlerën 2 000 (dymijë) lekë.

 

Subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentacioni gjatë procedurave të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojnë. Këto subjekte nuk paguajnë tarifë shërbimi, nëse provojnë pagimin e saj gjatë aplikimit të mëparshëm.

 

DREJTOR I PËRGJITHSHËM

Jonida Baçi