NJ O F T I M
PËR SHPËRNDARJE FONDI FINANCIAR PËR KOMPENSIMIN E PRONAVE
Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se, më datë 14.04.2026, ka përfunduar procesin e shqyrtimit administrativ të disa aplikimeve për kompensim me kërkesë të veçantë, të paraqitura nga subjektet e interesuar, të cilët disponojnë vendime përfundimtare që u kanë njohur të drejtën e kompensimit të pronës.
Procesi i shqyrtimit administrativ të këtyre kërkesave/aplikimeve dhe i shpërndarjes së fondit financiar të kompensimit që ato përfitojnë, bazohet në ligjin nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” të ndryshuar, si dhe VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar, si dhe në VKM nr. 221, datë 23.03.2016 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronës”.
Aktualisht ka përfunduar shqyrtimi administrativ i 5 (pesë) aplikimeve për kompensim, financiar me kërkesë të veçantë, ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave/aplikimeve, pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në nenin 17, pika 2, të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar, në Kreun IV të VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.
Fondi financiar, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të 5 (pesë) aplikimeve sipas kërkesave të tyre, është në vlerën 22 106 737, 20 (njëzet e dy milion e njëqind e gjashtë mijë e shtatëqind e tridhjetë e shtatë presje njëzet) lekë, të cilat do të lëvrohen menjëherë në llogaritë bankare të subjekteve përfitues si këst i pare, ndërsa pjesa tjetër do të lëvrohet me këste çdo fillim viti buxhetor, bazuar në mënyrën e përfitimit të kompensimit, për të cilën kanë aplikuar subjektet.
Njëkohësisht bëjmë me dije se, nga përfundimi i trajtimit të këtyre 5 (pesë) aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, Buxhetit të Shtetit i kursehet në total një fond në vlerën 33 695 857,80 (tridhjetë e tre milion e gjashtëqind e nëntëdhjetë e pesë mijë e tetëqind e pesëdhjetë e shtatë presje tetëdhjetë) lekë.
Të dhënat në lidhje me vendimet e subjekteve të shpronësuara që përfitojnë dhe përfaqësuesit me prokurë të tyre, jepen në listat bashkëlidhur këtij njoftimi.
Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se kësti përkatës për secilin përfitues do të jetë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.
DREJTOR I PËRGJITHSHËM
BENARD PALAJ




