NJ O F T I M PËR SHPËRNDARJE FONDIT FINANCIAR PËR KOMPENSIMIN FINANCIAR TË PRONAVE

NJ O F T I M

PËR SHPËRNDARJE FONDIT FINANCIAR PËR KOMPENSIMIN FINANCIAR TË PRONAVE

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se, më datë 08/ 03 / 2024, ka përfunduar procesin e shqyrtimit administrativ të 3  (tre) aplikimeve për kompensim sipas formave të parashikuara në ligjin nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” të ndryshuar, VKM nr. 223, datë 23.03.2016, të ndryshuar, të paraqitura nga subjektet e interesuar, të cilët disponojnë vendime përfundimtare që u kanë njohur të drejtën e kompensimit të pronës.

Procesi i shqyrtimit administrativ të këtyre kërkesave/aplikimeve dhe i shpërndarjes së fondit financiar të kompensimit që përfitohet, bazohet në nenin 16,  nenin 8, nenin 18, pika 2  të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” të ndryshuar, në Kreun III,  pikat 16/3, 16/7 gërma “a”, të VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar, si dhe në VKM nr. 221, datë 23.03.2016 “Për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronës”.

Aktualisht ka përfunduar shqyrtimi administrativ i 3 (tre) aplikimeve për kompensim, nga të cilat:

  • Për 1 (një) aplikim ATP ka dalë me vendim për “Përfundimin e procedimit administrativ“ referuar kërkesave të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar dhe VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar

 

  • Për 2 (dy) aplikime ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave/aplikimeve, pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në ligjin nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, të ndryshuar,  në Kreun III,  pikat 16/3, 16/7 gërma “a”, të VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.

 

Fondi financiar, në masën 100 % të vlerës së sipërfaqeve të trajtuara, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë për subjektet përfituese të 2 (dy) aplikimeve sipas kërkesave të paraqitura nga subjektet, është në vlerën 1,412,138.26 (një milion e katërqind e dymbëdhjetë mijë e njëqind e tridhjetë e tetë pikë njëzet e gjashtë) lekë, i cili do lëvrohet në llogarinë përkatëse bankare të subjektit kërkues.

Me lëvrimin e fondit financiar,  përfundon dhe procesi i kompensimit për sipërfaqet e trajtuara me vendimet objekt i këtyre aplikimeve.

Procesi i shqyrtimit administrativ të këtyre kërkesave/aplikimeve, bazohet në nenin 26, pika të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” të ndryshuar,” si dhe në nenet 90-95 të Kreut të XI të Ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”..

Të dhënat në lidhje me vendimet e subjekteve të shpronësuara që përfitojnë  dhe përfaqësuesit me prokurë të tyre, jepen në listat bashkëlidhur këtij njoftimi.

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlera financiare e miratuar do të jetë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

 

DREJTOR I PËRGJITHSHËM

Geraldo DURDAJ

 

Lista e Përfituesve (Kliko Këtu)