Njoftim për shtyp 01/03/2017

Për shperndarje fondi financiar për kompensimin e pronave me kërkesë të veçantë

 Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton se më datë 01/03/2017, ka përfunduar procesi i shqyrtimit të kërkesave të pronarëve për kompensim financiar me kerkesa të veçanta bazuar në nenin 17 pika 2, të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” dhe Kreu IV, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe shperndarjen e fondit financiar dhe fizik për kompensimin e pronave” (i ndryshuar), vendimit të Këshillit të Ministrave nr.221, datë 23.03.2016 “Për menyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë së Trajtimit të Pronave”.

ATP bën me dije se aktualisht ka përfunduar shqyrtimin e disa aplikimeve me objekt kompensimin financiar me kërkesë të veçantç dhe me anë të vendimeve të saj ka miratuar pranimin e 3 (tre) kërkesave të paraqitura nga subjektet e shpronësuar për kompensim financiar me kërkesë të veçantë.

Bauar në të dhënat e vendimeve, që kanë njohur të drejtën e kompensimit subjekteve të shpronësuar, shuma totale që do të shpërndahet është 42 703 394 (dyzet e dv milion e shtatëqind e tre mijë e treqind e nëntëdhjetë e katër) lekë, fond i cili do të mbulohet nga Buxheti i Shtetit. Për këto aplikime si rrjedhojë e implementimit të formulës së kompensimit të miratuar në Ligjin nr. 133/2015 buxhetit të shtetit i kursen një shumë prej 177 694 184 (njëqind e shtatëdhjetë e shtatë milion e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e njeqind e tetëdhjetë e katër) lekë.

Bashkëlidhur këtij njoftimi gjendet lista e subjekteve që përfitojnë nga Fondi i Kompensimit të Pronave. <<Shiko>>

Sqarojmë se, procesi i aplikimit për kompensim me kërkesë të veçantë, është një proces i vazhdueshëm dhe i hapur për të gjithë subjektet.

 

Drejtor i Përgjithshëm

Sonila QATO